Zgjedhjet në Kosovë dhe “barcaleta rilindase” e Ditmir Sulë Bushatit - Nga Ylli Dylgjeri
Në prononcimin e Tij për zgjedhjet në Kosove, ish-Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, ndër të tjera u shpreh:
“Ishte zgjedhje atipike, jo vetëm për situatën që u zhvillua. I konsideroj zgjedhje atipike sepse nuk kemi pasur një ballafaqim. Nuk mendoj që thjesht ka fituar Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, por ka fituar Kosova, qytetari i zakonshëm që kontribuon në vendin e tij me djersë dhe punë të ndershme. Ka fituar besoj dhe ajo pjesë e shoqërisë civile që ka rezistuar ndaj fenomenet negative, gazetarisë satirike dhe shpirtprishur. Ka fituar gjenerata e Kosovës Evropiane. Besoj se do të përjetohet një rrugë e re për Kosovën Evropiane. Kosova ka fituar por përgjegjësia do të bjerë për Albin Kurtin”.
Kështu komentoi nder te tjera, ish-Ministri i Jashtem rilindas për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë duke vënë në dukje atipizmin dhe duke i mëshuar të keqes që e sheh "te ajo pjesë e shoqërise civile që ka rezistuar nga fenomenet negative, gazetarisë satirike dhe shpirtprishur"!?
Duke u ndalur pak tek komenti për gazetarinë satirike, do ti thoja zotit Bushati si ish-Ministër i Jashtëm i regjimit Rama, se satira është një e drejtë e njeriut dhe se të gjithë njerzit mund të vihen në loje mbi norma etike. Gazetaria satirike nuk përbën rrezik për regjimin. Si rrezikshmëri shihej në kohën kur drejtonte Partinë i ndjeri Sulë dhe ne të tjerët në aparatet e BRPSH-se.
Kjo gazetari sot është 100 herë më e vlefshme për shoqërinë sesa oazi i mercenarëve të blerë e që komentojnë çdo mbrëmje nga banaqet e pronareve pazarxhinj e tenderamarës, që qeverisja e zotit Rama po mban nën sqetull këto 8 vite drejtimi. Kjo gazetari sot, po rezulton e vlefshme për mijëra shqiptarë që po i shtyjnë orët e papunësisë përpara ekraneve të TV apo duke klikuar në rrjetet sociale. Komentet sarkastike, apo programet me gjetje provokuese janë arritje e zgjuarsisë dhe humorit kritik që bien mbi individin, qeverinë dhe partitë e opozitës në këto kohë krizash shoqërore.

Ku e keni parë që në Francë psh, Makron të ndaloje humorin apo një revistë humoristike se është karikaturale? Apo duke u kthyer në Shqipëri, si mund të tejkalohej pa sarkazëm ish-zëvëndësi juaj, Gent Cakaj në Ministrinë për Europën, kur në perpjekje për të recituar Naimin në një konferencë të Diasporës, ngatërrohet 3 herë me vargjet eTij?
Si mund të kalohet pa sarkazëm Ministri për Diasporen i cili justifikohet për mungesa prononcimi sepse është i sëmurë nga goja? Si mund të mos satirizohet Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali që i drejtohet pa mbarim me Skënderbe të parit të Qeverisë?
Po të ishte gjallë Skënderbeu do ta ndrronte sërish emrin pas citimit të Elisës. Apo pritja në Rinas e avioneve nga Kryeministri sa herë vjen një arkë me vaksina anonime? Si mund të kalohen pa sarkazëm perqafimet dhe puthjet tuaja me Kotziasin ne hotele ku diskutohej fati i detit te Shqiperise?
Në këte vend, shokët e tu në drejtim, nuk na lanë një ditë pa qeshur zoti Bushati! E shumë shëmbuj të tjerë që po vërtetojnë çdo ditë se Ballkani nuk është vetëm një "fuçi baroti" por edhe një “fuçi humori”. Ndaj, mos na nxit edhe ti humorin se gati jemi të të bëjme barcaleten e rradhës…
©Ylli Dylgjeri





















