Blog

Rrethi vicioz i së keqes nga i cili nuk po dalim dot - Nga Dritan Goxhaj

Në dy mandate, Rama, atë që një pjesë e mirë e shqiptarëve e votuan si shpëtimin e madh, ose si të keqen më të vogël, është kthyer në gogolin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë. Në dy mandate shkatërroi gjithçka që kish ngelur pa u shkatërruar në mandatin e dytë të Berishës.

Shkatërroi totalisht biznesin e vogël dhe nëpunësit e shtetit dhe ata privatë me nivelin e taksave që vuri. Shkatërroi totalisht arsimin me anë të gjoja reformës në arsim nëpërmjet ligjit të arsimit. Shkatërroi totalisht mjekësinë duke ia dhënë atë totalisht privatit. Nuk la tendera të rëndësishëm pa futur në lojë kompani të regjistruara ofshore, një praktikë që më parë nuk ishte aplikuar asnjëherë në shqipëri.

Shaktërroi edhe drejtësinë, me anë të një pseudoreforme, ku si për ironi të fatit në krye të KLP vendosi kunatin e një prej kurtizaneve të tij, kunatin e Mimi Kodhelit. Shkatërroi totalisht policinë e shtetit, duke e bërë në pjesën më të madhe bashkëpronare e parcelave të kanabisit dhe duke e kthyer atë në një polici totalisht politike, që mbahet me ndihma këpucësh për forcat RENEA.

E degjeneroi në atë derexhe qeverinë e vëndit duke vënë nëpër poste drejtuese njerëz që ose bënin pjesë në rrethin e kurvllëqeve të tij të mëhershme, ose të kurvllëqeve të tij të reja. Dhe ashtu vazhdon akoma me emërimet në qeveri. Dhe tashti pasi erdhi në fund të mandatit të dytë me brekët nëpër këmbë i thonë andej nga Vlora, po kërkon edhe një mandat të tretë.

Siç thotë, këtë e kërkon për karakter, pra i bie që na është bërë sedërli e tashti i duhet ky mandat i tretë, ose për të ndërruar brekët ose për ti ngritur ato. Dhe si për inerci e ka nisur mësëmiri edhe rrugën për mandatin e tretë, duke çuar për miratim disa ndryshime në ligjin për karrierën në ushtri.

Pasi i shkatërroi të gjitha fushat e tjera, i kishte mbetur në fund edhe ushtria. Por edhe asaj tashmë i është vënë me këtë ligj ta shkatërrojë totalisht dhe ta kthejë në një institucion tërësisht të varur nga politika dhe partia. Mjafton të shohësh dy nga nenet që kërkon të ndryshojë.

Aktualisht, pika 1, e nenit 15, të ligjit nr. 59/2014, parashikon:

“Ushtar/detar aktiv i Forcave të Armatosura titullohet shtetasi shqiptar që ka kryer minimalisht arsimin parauniversitar brenda ose jashtë vendit, ka kryer kursin përkatës ushtarak të ushtarit dhe bën betimin ushtarak.”

Ndërsa Rama dhe ministrat e tij të Mbrojtjes, sëbashku me komisionin e Mbrojtjes në Kuvend dhe gjith gaztorët e tij që i ka bërë deputetë kanë vendosur që ta ndryshojnë këtë pikë të këtij neni:

“Ushtar/detar aktiv i Forcave të Armatosura titullohet shtetasi shqiptar që ka kryer minimalisht arsimin 9-vjeçar brenda ose jashtë vendit, ka kryer kursin përkatës ushtarak të ushtarit dhe bën betimin ushtarak.”

Pra qartësisht shihet se me vetëdije të plotë e me qëllim të caktuar këta fundërrina kërkojnë që të ulin nivelin arsimor në ushtri. Pra sipas këtyre në ushtri mund të hysh edhe me arsim 9 vjeçar. E kështu të mbetesh gjithnjë në varësi të politikës së ministrit dhe ushtrina mbushet me injorantë.

Ndërsa neni tjetër që duan të ndryshojnë është:

Neni 32 i ligjit nr. 59/2014, që sanksionon dispozitën me titull “Mospërputhjet gradë-funksion”, në pikën 1, aktualisht parashikon:

“Në rastet e riorganizimit strukturor të Forcave të Armatosura, për mungesë funksioni organik, ushtaraku, me pëlqimin e tij, mund të emërohet në një funksion më të ulët, duke mbajtur gradën që ka, por jo për më shumë se 3 vjet.”

Dhe Rilindja e Ramës dëshiron ta bëjë:

Neni 15, i ligjit nr. 15/2021, synon që këtëvpikë ta ndryshojë me këtë përmbajtje:

“Ushtaraku mund të emërohet në një funksion me një gradë më të ulët, duke mbajtur gradën që ka, por jo për më shumë se 1 (një) vit. Emërimi në një funksion më të ulët sipas kësaj pike nuk mund të kryhet pa kaluar të paktën 3 (tre) vjet nga emërimi i mëparshëm në një funksion me një gradë më të ulët”.

Ky ndryshim nuk kushtëzon më emërimin në një funksion me gradë më të ulët, vetëm në rast riorganizimi strukturor dhe mungese funksioni organik, por mundëson emërimin në një funksion me gradë më të ulët të ushtarakut, në çdo rast dhe pa asnjë kriter. Si dhe heq pëlqimin e ushtarakut për emërimin në një funksion me një gradë më të ulët, që ka qënë kriter kryesor për çdo lëvizje të tillë

Pra qartësisht me anë të këtyre ndryshimeve tashmë i janë vënë të shkatërrojnë edhe ushtrinë, institucioni i vetëm që deri tani nuk kishin arritur ta shkatërronin totalisht pasi nuk i lanë armatim pa shitur e municione, ku Majko e Mediu kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë e saj.

Qartësisht tashmë shihet se Rama dhe gjith soji i tij i “rilindasve” janë shndërruar në një të keqe të madhe për Shqipërinë.

Fatkeqësisht që 30 vjet ne shqiptarët sa herë ndodhemi para kutive të votimit, kemi qënë në dilemën e zgjedhjes midis të keqes më të vogël apo asaj më të madhe. Edhe këtë rradhë jemi në të njëjtën dilemë, dhe disa herë edhe më të madhe së para disa viteve, pasi kësaj rradhe edhe ajo e vetquajtur opozitë, na ka paraqitur sërish të njëjtat xhaketa të vjetra të cilat dikur i zgjodhëm si e keqe e vogël e pastaj i larguam si e keqe e madhe. Si duket sërish kjo klasë e ndyrë politike nuk ka lënë asnjë hapësirë dhe mundësi të dalim nga ky rreth vicioz i lojës me të keqen e madhe dhe të vogël, por ku sërish e keqja mbetet e keqe.

E ne jemi kthyer si puna e atyre qenve që vendosën të mos hanë më mut, por pas disa kohësh një komision kontrolli kapi nja dy qen duke ngrënë sërish mut e vendosi t’i nxjerrë para gjyqit. Kur dolën para gjykatësit qentë u justifikuan se po hanin mut të thatë e jo nga ky i riu. Por ama i thatë apo i njomë, muti sërish mbetet mut.

Edhe ne jemi bërë si ata qentë që në çdo 8 vjet vendosim të hamë mut sërish, me preteksin se i thati është më pak i keq se i riu. Për hir të realitetit, sivjet na ka qëlluar vërtet që i riu është me të vërtetë më i keqi që na ka qëlluar në gjithë këtë tranzicion

Na bëftë mirë, përderisa nuk ngrihemi e ta shkatërojmë rrethin vicioz, e jo vetëm t’i përzëmë këta mutër nga loja, por edhe ti zhdukim fare nga faqja e dheut e t’i groposim në hale të gomerëve, thonë andej nga Jugu.

©Dritan Goxhaj