Blog

Kush do të "votohet" në 25 Prill? - Nga Klodi Stralla

Pa u thelluar, disa do të thone shkurt, do të votohen partitë dhe kandidatët e listave të tyre.

Unë kam një mendim tjeter. Në 25 Prill do të "votohemi" ne, si popull, sepse zgjedhja që do të bejmë, do të tregojë kapacitetin tonë mendor për të dalluar të mirën dhe të keqen tonë; moralin për të mos e shitur votën; mentalitetin tradicional për të mos votuar si fis dhe familje por si individë; jo si trashëgimtarë të etërve të luftës së klasave që vazhdon ta mbajë të ndarë vendin në Ne dhe Ata, por si individë të përgjegjshëm se, përtej votës tonë të tashme, është edhe e mira apo e keqja e pasardhësve tanë. Me pak fjalë që Racionalja ta tejkalojë Emocionalen.

Prandaj unë pajtohem me të gjithe ata qe e vlerësojnë 25 Prillin si Referendum kombëtar, si konkurim modelesh, mes autokracisë abuzive në vendimarrje, propagandës së tipit fasadë në rezultate, nga njera anë, dhe nga ana tjetër, qeverisjes normale që, në rastin tonë, ndonëse mund të mos jetë ajo që dëshirojmë e aspirojmë, është me e mira dhe më e dobishmia në kushtet ku ndodhemi.

Në 25 Prill do ta tregojmë se kush kemi qenë, kush jemi dhe çfarë do të jemi në vitet që do të vijnë. Ky do të jetë "votimi" i vërtetë!

©Klodi Stralla