Blog

Gjëma e baltës - Nga Zija Çela

Ku na duket balta ma e embël se mjalta? Këtu, si gjithnjë, në vendin e të parëve. Ku na behet mjalta ma e hidhur se çdo helm? Sigurisht këtu, si gjithmonë ketu, në vendin stërgjyshor...

Ashtu si paraardhësit tanë, të ndjerët stërgjysherit tanë, të gjithëve një ditë do të na mbulojë dheu. Sa lopata prej tij hidhen në një varr? Si zor t’i ketë numëruar a peshuar dikush. Dhe s’ka përse, atje është i natyrshëm.

Mirepo tashmë, pa pritur gjendjen së vdekurish, prej mizorisë së sjelljes sonë po mësohemi me baltën qysh në të gjallë. Dhe në këte akt pervers të llaçit, e arrijmë ekstazën sidomos, sidomos kur nuk e kthejmë nga vetja, por përbaltim të tjeret.

Llahtari e lemeri e njeriut kundër njeriut. Prej dhembjes, kur sheh një të tille gjëmë, për të mos iu dorëzuar baltës, nuk di përse të vjen të vdesësh në këmbë...