Blog

Gjuha e dhunës elektorale - Nga Artan Fuga

Ajo shprehet:

  1. Fyerje personale të ndërsjellta mes politikanësh;
  2. Kriminalizimi i gjuhës, duke dalë jashtë politikës, por duke luajtur verbalisht polici-hajduti;
  3. Në vend të analizave politike të realitetit të sotëm, marrje me fraza dhe batuta krejt pa vlerë;
  4. Portretizim karikaturalist i kundërshtarëve dhe fyerje me rob shtëpie;
  5. Dalje e të folurit nga kompetencat funksionale prej shtetari;
  6. Kërcënime verbale për dhunë fizike;
  7. Gjuhë e hakmarrjes, e vetëgjyqësisë, së drejtës kanunore, gjoja mbështetur në traditat popullore të ballokumes (hahahaha, një ministre thotë se ajo që ndodhi në Elbasan nuk është në përputhje me gjuhën e ballokumes) përdorur nga shtetarë, politikanë madje dhe gazetarë;
  8. Shtim i fjalëve banale në komunikim;
  9. Sulmi me kode të fshehta midis politikanëve;
  10. Marrja me fjalë të kota si përgjigje njeri-tjetrit për të tërhequr vëmendjen dhe si fitore verbale para opinionit ne një spektakël të shëmtuar;
  11. Ndërprerja e fjalëve të diskutuesve nëpër panele televizive për të krijuar kaos në bashkëpunim dhe me ndonjë gazetar që hiqet si i ose e pavarur, dhe keqtrajtimi i gazetarëve të terrenit;
  12. Kontrolli i mediave vetëm nga thëniet e politikanëve duke na dhunuar jetën tonë të përditshme dhe të drejtën tonë për informim;
  13. Deklarata të pambështetura në fakte të besueshme dhe të plota;
  14. Përdorimi pa kriter i mediave sociale nga shtetarë dhe politikanë duke komunikuar vertikalisht me publikun pa ndërmjetësinë e gazetarëve dhe pa lejuar interaktivitet.

©Artan Fuga