Ylli Dylgjeri: Edi Rama, po afron dita që të ikësh!
Të ndoqa dhe mbrëmë në Klan. Të ndoqa deri kur iu vërsule Andi Telës. E trëmbe. E bullizove. E maltrajtove, siç thonë në Kosove. Bravo Andi. Rezistoi.
Por bullizmi yt dje zoti Rama ishte më i madh edhe se bualli i ndërzimit në stacionet e përmirësimit racor.
Po, po, nuk e le me arrogancën tënde të flasë. Pse? Sepse ta plasi të vërtetën në sy: Banditët në Ditën e Verës në Elbasan i solle ti dhe të shoqëruan vetëm ty. Ti takove, ti i rreshtove, ti i urdhërove. Ti me Taulant Ballën u fërkove barkun në mes të ditës, në mes të sheshit, në mes të Elbasanit. I pamë dhjetra herë në kamera edhe fytyrat e tyre.
Ti thua nuk ishin me mua dhe të mitë. Unë ika.
MASHTRUES! Po në shesh çfarë deshën ata?
Persona në kërkim, që rrinë ngjitur teje dhe në mes të Policisë së Rendit, Policisë Kriminale, Gardës, SHIK-ut, e ku di unë se çfare policie tjetër. E ti thua thua prapë, nuk ishin me mua.
Kujt ia thua? Ke qorra këtu? Apo u trëmbe se të doli boja megjithë suvanë? Apo u trëmbe prej tyre dhe tani po i lëshon siç e ke zakon që kur kalon lumin të dhjet jo vetëm kalin por edhe stallën.
Kush të beson më?
Banditët i trëmben policisë që është polici, e jo rrinë me ty dhe me ty të festojnë ballakumen!?
Një fjalë thotë “pas 35 vjetësh njeriu do të arrijë të jetë i pavdekshëm”, por ti do që të jesh i pavdekshëm në pushtet!
Nuk je më! Je i mbaruar me gjithë marifetet, mashtrimet, premtimet, vaksinat, morfinat, kokainat!
Ke gjetur e bën. Ti je i papërmirësueshëm, ndaj do të ikësh! Do ikësh për t’u ndalur më pas me ty dhe bëmat e tua! Dita po afron…
©Ylli Dylgjeri





















