I degjeneruar është Edi Rama! - Nga Ylli Dylgjeri
Ylli Dylgjeri
Sonte Rama i tha LSI: e degjeneruar!
Dakort, hapim fjalorin për të kuptuar saktë këtë epitet:
DEGJENERUAR mb.
1. Që ka degjeneruar a është degjeneruar; i prishur, i zvetënuar. Farë e degjeneruar. Lloj i degjeneruar.
Racë e degjeneruar. Njeri i degjeneruar. Familje e degjeneruar. Shoqëri (klasë) e degjeneruar. Art i degjeneruar.
2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit (për njerëzit). Lufta kundër të degjeneruarve.
Ky eshte kuptimi sipas Fjalorit shqip-shqip.
Tani i marim me rradhe:
Kush është më i degjeneruar, më i prishur, me i zvetënuar se Edi Rama? Ka te dyte?
Nga rinia, nga ILA, nga emigracioni, nga drejtimi politik si ministër, kryetar bashkie, kryeminister e deri sonte në Top Channel, ku gazetarit i thotë: duhesh arrestuar ne studio!
Kush bëri jete hipish, kush dhunoi familjen, kush shiti ikona të vjedhura, kush u bë gruaja e Bilalit, kush u dënua nga arbitrazhet, kush u stërmartua, apo i ndërroi femrat si çorapet, kush u akuzua per mosmbajtje premtimesh, legalizimesh, papunësinë, borxhin publik, shperdorime, lidhje oligarkësh, lidhje banditësh, droge, trafikim e deri së fundi në konstatimet e Drejtorit për Europën dhe Euroazinë, në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj: "Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rrëshqitje të konsiderueshme prapa në rrugën e demokracisë dhe një autoritarizëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet më jofunksionale dhe më të korruptuara në Europë. Sistemi politik në Shqipëri në thelb është prishur dhe vendi është shndërruar në një shtet njëpartiak, autoritar, me Partinë Socialiste në fuqi që kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet".
Këto janë konstatimet e monitoruesve perëndimorë për drejtuesin e Shqipërisë sot që ka vetëm një emër: Edi Rama.
Nëse janë te LSI të degjeneruar, dënoi. Por jo, të dënuarit sot janë në PS dhe vetëm në PS.
Kjo është sot lufta kundër të degjeneruarit, e jo me LSI-në për fushatë zgjedhore.
Por ti je aq i degjeneruar sa me papërgjegjeshmërinë që të karakterizon e mohon, e hedh poshtë vetëm me një fjalë: sonte është akoma 1Prill.
©Ylli Dylgjeri



















