Blog

Pse nuk ka një datë të përbashkët për kremtimin e Pashkëve? - Nga Klodi Stralla

Klodi Stralla

Për besimtarët e krishterë, katolikë, ortodoksë dhe protestantë ka një datë të përbashkët për lindjen e Jezu Krishtit, idhullit të tyre. Nuk ndodh e njejta gjë me Ringjalljen, datën kur, sipas Ungjillit, Ai, pas kryqëzimit, u ringjall dhe fluturoi në qiell dhe që besimtarët e kremtojnë ate si dita e Pashkëve. Pse ndodh kjo?

Referuar Historisë së Krishterimit, kjo e ka shpjegimin në ndarjen e Kishave romane (me qendër në Romë) dhe bizantine (me qendër në Kostandinopojë), ngjarje që datoi në vitin 1054, disa shekuj pas ndarjes së Perandorisë romake, në Lindore dhe Perëndimore.

Historia i njeh dhe mirëkupton rivalitetet e ashpra, në shekuj, mes Papës dhe Patriarkanës së Kostandinopojës. Po sot, pas afro 1000 vjet, si vazhdon të justifikohet një ndryshim i tillë?

Edhe nga pikpamja logjike apo morale, kur Krishti, për njerin komunitet, ngjallet dhe ngjitet në qiell, për komunitetin tjetër ende është i gjallë, i papërndjekur dhe i pakryqëzuar, kjo është e papranueshme.

Ky defekt duhet korigjuar dhe sa më parë, aq më mirë. Përndryshe, fjalët e bukura të moralit kristian do të errësohen nga ambiciet dhe egoizmat, që ende gëlojnë prej shekujsh midis përfaqësuesve fetarë të institucioneve, Papës së Romës dhe Patriarkanës së Stambollit.

©Klodi Stralla