Blog

Edi Rama duhet përcjellë si një klloun - Nga Sami Milloshi

Sami Milloshi - Boston, SHBA

Pak ditë më parë një mikesha ime, doktoreshë dhe shkrimtare fin, zonja Lili Kristuli, në një dialog më bëri këtë pyetje:

"Sami, nuk di a e pe videon ku pa pike turpi, kryeministri edhe para grave përdori fjalë të ndyra..."

I dhashë këtë përgjigje zonjës Kristuli:

"Nuk kam nerva ta shoh. E ndjek sa për një perceptim. Por kaq. Terapia për të është ta bojkotosh, siç e bojkotuan studentët dikur kur ai iu lutej: kur do takohemi".

Unë e njoh pothuaj si Frojdi një tip me "egomaniac syndrome". Ashtu ma ka dashur puna. Ai varroset politikisht kur t'i varrosin egon e bërë shoshë nga "egomaniac syndrome".

E pyeta me shaka Lilin nëse i dukesha ndopak doktor? Ajo m'u pergjigj:

"Sami ia ke bërë analizën tamam... e ke gjetur edhe shpëtimin (tonin). Më mirë se kaq, prishet".

Tani, unë këtë dialog nuk po e citoj për të marrë kredite, se nuk është në natyrën time. E citoj se edhe doktoreshë Kristuli, me çfarë tha, më bindi se kryeministri duhet përcjellë siç përcillet kllouni.

Kanë një shprehje amerikanët: "If you elect a clown, except to see a comedy." (Nëse ju zgjidhni një klloun, mos prit tjetër veç komedisë."

Edi Ramës kij inat, por jepi hakun: si klloun ka shkëlqyer.

Që të jesh në atë post të lartë, që ai, me gjasë e ka ende  edhe nja një javë, duhen tre elementë:

  1. Të kesh formim solid arsimor, mundësisht juridik dhe ekonomik.
  2. Të kesh ego normale.
  3. Të kesh integritet.

Nga të treja këto pika, Edi Rama dy i ka qartësisht me pakicë. Përveç egos që e ka me shumicë dhe e ngjit në nivelin e egomaniakut.

Pikërisht kjo disbalancë, ky nivel gati i mjerueshëm dijesh dhe përgatitjeje, e ka shtyrë atë të shfaqet, sikurse është në thelb, një njeri selfie, ose në terma të psikiatrisë egomaniak.  Në termat e komunikimit publik: thjesht një klloun.

Një klloun është një klloun. Kaq. Të bën të qeshësh për ca çaste dhe kaq. Këtë rol ka luajtur edhe Edi Rama.  Ai madje në detyrën e kryeministrit, edhe është veshur si klloun. Jemi habitur, na ka bërë për të qeshur, por edhe për të vjellë. Por, ndërkaq, ai vetë e ka hedhur në kosh të plehrave figurën e kryeministrit, me gjithë egon e stërmadhe të tij. Me fjalë të tjera, është tallur me postin, siç ia ka dashur egoja e sëmurë. Tani, më në fund, është radha e qytetareve ta përcjellin me të tallura...

Kush e ka marrë seriozisht Edi Ramën, është treguar ose naiv, ose është turbulluar nga truket psiqike të një egomaniaku. Ai thjesht duhej neglizhuar dhe braktisur, (asnjë lloj marrëveshjeje nuk duhej bërë me të e ca më keq ndryshime kushtetuese). Pse? Sepse, me egomaniakun është e pamundur të bëhet dialog. Ai gjithë kohën bën monolog me veten. Egomaniakun vetëm terapia e braktisjes e sjell në vete. Është krejt e pamundur ta kthesh në parametra normalë një egomaniak të zakonshëm, pasi sindroma është e pashërueshme dhe bashkëjeton me atë që e ka gjithë jetën...

Shqiptarët kanë rastin ta neglizhojnë dhe ta braktisin me 25 Prill në menyrë spektakolare. Kjo do të ishte terapia më e mirë për të dhe në të njejtën kohë shpëtimi paqësor prej tij. Është pak a shumë, ajo çka tha ambasadorja Amerikane, zonja Kim, kur u shpreh se "Nëse doni ndryshimin, votoni për ndryshimin. Nëse doni kriminelët votoni për kriminelët."

Ai ende është duke pandehur sikur po le gjurmët e lavdisë së tij. Dhe kësisoj, vazhdon ta përkëdhelë ende egon se "kush do t'i bëjë punët që po lë në mes?"

Është po ashtu utopi të mendohet se ai do të heqë dorë ndonjëhere nga ndjenjat dhe sjelljet prej egomaniaku. Por, megjithatë, për t'u mos u bërë robër të utopisë dhe skutave të errëta të psiqikës së tij, atij i duhet thënë copë se:

"Ti po lë pas vetëm fasadën e shtetit sepse shtetin vetë ia ke dorëzuar Mafias. (Mjafton megaskandali kriminal i të dhënave private të mijëra qytetarëve.)

Fasada as hahet as pihet, bile është kaq e shëmtuar sa të bën të vjellësh."

Shkurt: Edi Rama duhet përcjellë si një klloun!

Dikur ai i ra dajres, siç i bie çdo egomaniak dhe autokrat për të kënaqur veten nën avujt e triumfit. Tani e ka tjetër kush rradhën t'i bjerë dajres për të festuar paqësisht ikjen e kllounit...

Të fillojë muzika!

©Sami Milloshi