Blog

Editorial - Për ty që mendon të votosh Edi Ramën

Nëse ke bërë ndonjë krim jashtë apo brenda vendit, ti voton për Edi Ramën. Ai do të ta shpërblejë një ditë. Një karrike në qeveri, parlament apo diku ku do vjedhësh pará me thes.

Nëse je antishqiptar dhe do të të shitet copë-copë atdheu, ti voton për Edi Ramën. Ai është filoserb a filogrek i betuar, por kurrsesi idhtar i Shqipërisë Natyrale.

Nëse dëshiron të kthehesh në kohën e potureve e çitjaneve, ti voton Edi Ramën. Për t’i pëlqyer Erdoganit është gati që nesër të vërë edhe burka.

Nëse do të lësh leshtë spitaleve, ti voton Edi Ramën. Është i vetmi që ua ka besuar shëndetësinë “Tireve” me shoqe e shokë.

Nëse nuk je ish-pronar dhe ke marrë e tjetërsuar pronat e dikujt, ti voton Edi Ramën. Ai të lejon të ndërtosh pallate e resorte milionerësh, dhe vetëm 20% të kërkon.

Nëse ke qenë një i burgosur ordiner që hiqesh sot si një ish i persekutuar ti voton Edi Ramën.

Nëse je një zyrtar që ke siguruar ca njohje a ca pare, e të duket se po jeton jetën e fundit, ti voton Edi Ramën, se kaq është maksimumi yt, s’ke shanse për më shumë, o mediokër.

Nëse t’u dhimbs Nexhmija dhe qave me oiii në varrimin e saj, ti voton Edi Ramën. Jeni një rracë e një farë.

Nëse s’ta ndjen kur të shajnë motrën apo gruan, ti voton për Edi Ramën. Ai ua kthen ato në lopë dhe pak nga pak ju do jeni pronar i një ferme. Urime!

Nëse nuk të hyn në qese se si nëpërkëmb Edi Rama fëmijët, ti voton për të. Ai do të të gajasë gjithë vitin me batuta që veç ty do të bëjnë të qeshësh, ndërsa vogëlushët të qajnë.

Nëse nuk e ke problem të të tallin nënën apo babën, ti voton për Edi Ramën. Ai do t’u vijë hakut me ilaçet e Vilmës derisa të kenë frymë.

Nëse ti voton Edi Ramën në 25 Prill, këndoji vetes dhe Shqipërisë këngën e fundit.

Sepse ai vend do shuhet e shembet si Teatri, materniteti apo krejt Tirana.

Identiteti do të fashitet, traditat do të vdesin, të rinjtë do lenë shëndenë, të moshuarit do marrin në vetmi udhëtimin e fundit dhe gjarpërinjtë do të hedhin valle si në ishullin e mallkuar të legjendave.

Nëse ti voton Edi Ramën, ti voton kundër interesit të Shqipërisë. Je njëlloj tradhëtar si Edi Rama.  

Prandaj, mendoje mirë, bëji pyetje vetes. A je ti një njeri kaq i mjerë e i humbur sa të votosh shpresë-vrasësin dhe përçarësin e shqiptarëve?

Sot ke shansin e madh të bësh ndryshimin!

Voto Ndryshimin! Bëji një të mirë Atdheut tënd!

©FlasShqip.ca