Këto votime s’ka burg që i mban - Nga Ylli Dylgjeri
Vjedhje, mashtrim, trukim, u lodhëm duke bërë uaaaa! E prapë gjallojnë fakte, e prapë plasin skandale. Shkruajmë çdo orë, çdo ditë, çdo javë, e nga krahu përballë na vjen përgjigja: Pirdhni, pirdhni! Ne fituam!
Jeni të dalë mode! E prapë vjedhje... nga Rilindja.
Sado të lexosh e të shikosh skandale, serish hajduti është përballë: hajduti eshte tani PD, Aleatët, LSI!
Sapo plas nje skandal, hidhen mediat e oligarkëve e nxjerrin filmime që ka vjedhur krahu tjeter.
Na del oligarku që ka përgatitur grabitjen e rradhës me pushtetin e të thotë: Jeni kovë muti! E kush të thotë? O zot! Po mua më thoni? Ish-drejtorit të Administrimit të Pronës Publike të Republikës?
Harruat o rezilë, se sa herë keni ardhur me shkresa e fizikisht në atë Zyrë, për të marrë me qera e për të privatizuar objekte shtetërore?
Harruat që vinit me fjalën e Ministrit apo Kryeministrit te kohës në gojë e thonit: nuk kërkojmë shumë, vetëm atë hije plepash! Dhe plepat e hidhnin hijen: paradite në lindje e pas ditë e hidhnin në perëndim. E ju i shkonit pas hijes e ngulnit gardhin që vetëm rritej e rritej.
Një ditë njëri prej jush që na quan kovë muti sot, i doli në telefon me të britura një vartësi, shef sektori, për një privatizim tek ish-Kinostudion "Shqipëria e re", që e bëtë copë nga përdhunimi, dhe i thoshte: A e di ti me kë po flet ooo k…! A e di ti kush jam unë? Të zhduk në vend nga puna! Të qëroj! Të martoj...! Të përdhunoj...!
Po, kjo është fryma, kjo është gjuha. E kështu erdhët deri sot, e kështu do vazhdoni dhe nesër, sepse ju jeni modernët, ju jeni Shqipëria e re, e ne jemi legenat që do firmosim perjetesisht për ju.
Ne jemi prostituta 2 mijë lekëshe... Ndaj vazhdohet e vidhet pa fund ky vend. Se gjëndet nje fjalë e artë: Kompromis! Kompromis për të mirën e vendit... dhe vendi sërish zhytet thellë e me thellë, ndahet në dysh, rinia ikën larg e më larg, e Kimetja afrohet afër e më afër...
Ndaj ju them: Nuk ka burg që ju mban!
Por edhe po e bëte burgun, fitoni sërish pafajësinë e pavarësine, bëni serish kompromise e na dilni në media me kostumin e ri e me pordhët e vjetra, për të na sensibilizuar për kë të votojmë ne.
Ytttt qelbësira! Për ju ka vetëm një zgjidhje: Revolucion!
©Ylli Dylgjeri



















