Blog

Ambasadorët e korruptuar që shkelin rregullat diplomatike - Nga Rob Kore

-Përveç problemeve që krijojmë ne vetë, fakti që Shqipëria ndodhet në këtë udhëkryq është edhe pasojë e situatave ndërkombëtare.

-Që ta kuptojmë se sa mbrapa ka bërë bota në këto 14-16 muaj, mjafton të shikojmë se sa kollaj me metoda mafioze marrin vlera psikopatët, të rrjedhurit dhe hajdutët.

-Që ta kuptojme se çfarë të keqe i bëri Edi Rama Shqipërise është fakti se shumë prej nesh gjykojnë: që ta mundim Edi Ramen, na duhet nje batakçi më i madh se Rama.

Pra, rrjedhimisht, ne po kerkojmë që ai batakçiu tjetër më i madh se Rama, ta marrë Shqipërinë dhe mbas 8 vjetësh ta fundosë më keq se Rama.

Mirë një pjesë e shqiptarëve që mendojnë akoma me mentalitetin e kohës së Ali Pashë Tepelenës, kur hajduti duhet eleminuar, jo nëpërmjet ligjit, por nga një hajdut tjetër me eksperiencë më të madhe, por problemi po bëhet mbarëbotëror, sa edhe Perëndimi nuk po dallon dot çfarë është mirë dhe çfarë është keq.

Duke qënë Perëndimi kaq i çorientuar, natyrisht kjo reflektohet edhe tek ne.

Normalja e re e negatives në Perëndim, bëhet (disa herë më keq) edhe tek ne normale.

Ambasadorët vazhdojnë edhe ndikojnë për keq tek ne.

Kjo, për dy arësye: për shkak të faktit se ata korruptohen shumë lehtë dhe marrin anën e më të keqit, ose shpesh herë edhe për shkak te kurtheve që iu regjistrohen me femra.

Kjo strategji ndodh rëndom edhe në Perëndim. Akuza nëpërmjet femrave është gjëja më normale.

Për këto dy shkaqe, por edhe të tjera, instalimin e vazhdueshëm të diktatures tek ne ata e tolerojne në emër të stabilitetit.

Po nuk iu mbyllëm gojën ambasadorëve dhe t’iu tregojmë rregullat e statusit të diplomatit, nuk do marrim vendime patriotike, por do na diktohen vendimet prej korrupsionit të tyre.

©Rob Kore