Blog

Kriminelët e pandëshkuar vëllavrasës - Nga Artan Gjyzel Hasani

Vranë, prenë, burgosën, internuan vëllezërit e tyre shqiptarë, i shërbyen me përkushtim vrastar gijotinës së Diktaturës komuniste për 50 vjet rresht dhe sot në vitin 2021 u bëjnë karshillëk publik viktimave të komunizmit dhe të gjithë atyre që iu nënshtruan sloganit kriminal “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë” falë të cilit u sigurua vazhdimësia e trashëgimisë enveriste...

Pa asnjë pendesë, të pandëshkuar dhe po aq legjitimë sa ç’ishin në epokën e Monstrës portretet e të cilit i lartësojne krenarisht edhe sot.

Këta kriminelë të betuar vëllavrasës duhet të ishin ekzekutuar pas vitit 1992. Nëse jo fizikisht, të paktën ligjerisht dhe moralisht.

Ky është borxhi i pashlyer që qeverisjet gjoja të djathta të Partisë Demokratike i kanë shtresës së të persekutuarve dhe antikomunistëve.

Slogani i rremë i antikomunizmit i PD-së mbetet fyerja më e madhe që u është bërë në 30 vitet e fundit viktimave të diktaturës dhe familjarëve të tyre. Turp dhe faqja e zezë për lidershipin demokrat të djeshëm e të sotëm!

Jo gjithmonë e ka fajin Gramoz Ruçi!

©Artan Gjyzel Hasani