Nga ç'qytet tjetër perëndimor veç Venecias e doni vulën? - Nga Ylli Dylgjeri

Ylli Dylgjeri
“Venecia” deri më sot i ka vënë vulën katër herë antishtetit të Ramës. Rama tashmë është i demaskuar edhe ndërkombëtarisht në përballjen me Presidentin e Republikes. Por harron dhe kërkon sërish përballje me kokëfortësi me Metën, ose si i thonë në anglisht “impeachment”.
Kjo kokëfortësi e Ramës, në folklorin kavajas krahasohet me një ves të kafshëve të punës. Një fjalë e urtë kavajase thotë: pela vetëm kur bëri mezin e shtatë e njohu gomarin për burrë! Morali është i qartë. Rama ende nuk po e njeh as burrin dhe as Venecian.
Na tha prapë sot në Ditën e drejtësisë: Të shkarkojmë Metën me ç’të kemi në dorë! Nuk thotë me çfarë ligji, por me çfarë ka në dorë! Prapë punë dore?
Po të jetë për punë dore, Meta ta ka bëre me dije se nëse preket një votë, të pritet dora... Atëherë, provoje sërish dorën zoti Rama.
Ta kujtojmë pak historinë?
Gjithçka nisi nga Dekreti i kreut të shtetit i cili anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit, nismë e cila u cilësua e domosdoshme atë kohë nga Meta për të shmangur konfliktin civil në vend si edhe për të mundësuar në një kohë të dytë një palë zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe të drejta. Ky akt krijoi një luftë të hapur me Ramën, aq sa ky i fundit ngriti edhe një komision qesharak parlamentar për të hetuar kreun e shtetit dhe kërkuar më pas shkarkimin e tij. Dhe që nga këtu e deri më sot historia dihet.
Për katër herë me rradhë Presidenti i vendit ia ka dalë të fitojë përballjen me mazhorancën qeverisëse dhe kjo e vulosur nga një arbitër ndërkombëtar dhe i paanshëm siç është Komisioni i Venecias.
Meqë Venecian e stërlodhe me vula, atëhere unë po të pyes: Nga ç’qytet tjetër perëndimor e do vulën? Vetëm po e ndrrove destinacionin europian e na çon në Ankara. Këtu tërhiqem... Në Ankara vulosesh!
©Ylli Dylgjeri



















