Blog

17 Maj, restaurimi i diktaturës - Nga Ylli Dylgjeri

Ylli Dylgjeri

Sot është 17 Maj. Ka shumë perkujtime në këtë ditë. Disa kanë ditëlindjen, disa festojnë diversitetin etj. Por për ne të tjerët kujtohet 17 Maji 2020, dita e shëmbjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Akt i cili për të gjithë simbolikën dhe paligjshmërine e veprimeve të kryera nga shteti dhe dhunën e ushtruar ndaj popullit protestues, shënoi në fakt ditën e shpalljes zyrtarisht hapur të restaurimit të diktaturës në Shqipëri. Gjithçka ka ndodhur pas asaj date e vërtetoi më së miri që Shqipërinë përsëri e shtynë drejt diktaturës, të noterizuar së fundmi me masakrën zgjedhore të 25 Prillit 2021.

Por kjo diktature e re nuk është thjesht komuniste, por eshte komunisto-ndraghetiane. Prandaj rënia e godinës së Teatrit u përshendet me postime fotosh me lule nga ata që shoqëruan Kryeministrin në punimet e rindërtimit të Piramidës së Enverit dhe betonizuan pushtetin e tij për herë të tretë.

E tek diktatorucët perversë pranë Kryeministrit nuk nguruan të talleshin duke thënë shembim godina të fashizmit ne harruam simbolikën më të thellë të kësaj. Që për rrëzimin e fashizmit forcat e kundërta nuk nguruan të bëjnë aleancë me Mafian italiane, t’i lirojnë nga burgjet e t’i perdorin për luftën antifashiste.  Paçka se mafiozët kishin premtuar se nuk do të ishin më pjesë e qeverisë pasmusoliane. Kjo nuk prishte më punë. Ata, mafiozët tashmë kishin shtënë në dorë të ardhmen e parasë publike dhe kishin nënshtruar sistemin e drejtësisë dhe të institucioneve të shtetit e do të ishin instrumentat thelbësorë të zgjedhjeve për qeveri lokale e qëndrore.

Sa rëndesi pra paska si shitet forma. Ndërkohe Shqipëria në përmbajtje sot është diktaturë komunisto-ndraghetiane.

©Ylli Dylgjeri