Ambasadorja Kim, kryepatronazhistja e zgjedhjeve të 25 Prillit - Nga Ylli Dylgjeri

Ylli Dylgjeri
Ekuacioni po vështirësohet çdo orë. Të panjohurat po zëvendesohen me emra institucionesh dhe shtetesh Perandori.
Opozita shqiptare në zgjedhjet e 25 Prillit hyri në konflikt jo vetëm me regjimin, me patronazhistët, tenderat, donacionet, financimet e bashkive, policinë, oligarkinë, sondazhet e paguara nga qeveria, median e blerë, biznesin, vjedhjet por... edhe me superfuqinë e botës SHBA. Ditët që po kalojne po nxjerrin gjithmonë në dukje se kryepatronazhisti i zgjedhjeve ka qene DASH me në krye ambasadoren Kim në Tiranë.
Siguria e Ramës në fitore, deklarimi i rezultatit 74-76 deputetë mbi një tavolinë në Vlorë, deklarimet e miqve të Ramës para votimeve se fitorja e PS është e sigurt, sondazhet e mediave sëbashku me gazetarët e shitur dhe në fund edhe nxitimi për të shpallur fituese të 25 Prillit PS-në nga Departamenti Amerikan i Shtetit e tregojnë me së miri se këto zgjedhje kanë qenë të zgjidhura më parë në tavolinë.
KAS po behet KAK… Masakra zgjedhore po kërkohet të mbulohet me çdo kusht, me çdo zhurmë dhe lajme të reja për spostim vemendje nga abuzimet në vite. Pihet një helm tjeter per të harruar helmin e vjeter. Më tej, do shohim se si do të kërkohen të eleminohen nga politika edhe figura të tjera të larta të Opozitës dhe Pozitës.
Fillimisht u kërkua largimi i Presidentit Ilir Meta, pardje u shpall “non grata” ish-Presidenti Sali Berisha. "Hakmarja per drejtesi shqiptaro-amerikane " me në krye Ramën dhe Kim sapo ka filluar. Ajo po quhet reforme në drejtësi, pastrim, eleminim, bashkëqeverisje.... per t’iu afruar Europes, për t’u integruar e broçkulla të tjera që kemi 30 vjet që i dëgjojmë.
Në orët dhe ditët që vijnë, do njihemi me emra të tjerë politikanësh dhe ish-qeveritarësh të të dyja krahëve që do merren si të pandehur e "non grata". SPAK po starton. Hetuesit e trajnuar të "FBI" shqiptare po veshin antiplumbin. Zonja Kim merr vijë shënimi në poligon duke puthitur thepin me shtjekzën. Larg qofte mos kemi edhe të vrarë. Ekuilibret jane prishur mes shqiptaresh dhe nderkombëtarësh.
Gongu ka rënë. Kujt i interesohe kjo klimë?
Shqiptareve jo! Atëherë kujt?
©Ylli Dylgjeri



















