A mbështet realisht vlera USA? - Nga Hajro Çini
Sapo u shkërmoq BRSS, USA e heqi maskën dhe u bë më e drejtëpërdrejtë. Jo se ka qënë shumë ndryshe në thelb, por krahasuar me BRSS, si dhe duke mbajtur një maskë “lirie” apo “demokracie”, mua më është dukur në shekullin e XX si të ishte një krijesë e Zotit.
USA është krijesë e njeriut dhe si e tillë ka dritë-hijet e saj. Nuk mund të mohoj dot të mirat që USA i ka bërë kombit shqiptar, sidomos në fundin e mijëvjeçarit të dytë dhe në fillim të atij të tretit. Na çliroi Kosovën, na ndihmoi ta shpallnim të pavarur dhe na e njohu menjëherë, na futi në NATO etj.
Ndërkohë që na ka bërë edhe disa dëme të pallogaritshme. Na ka destabilizuar Shqipërinë, për llogari të boshtit Athinë-Beograd, më 1997, na ka shkatërruar Rendin Kushtetues më 2015, sidomos pas ndryshimeve Kushtetuese të bëra me konsensus, për llogari të Krimit të Organizuar, Mafies ndërkombëtare, Sorosit dhe çdo rryme tjetër anti-shqiptare.
Sjellja e USA është edhe pasqyrë e cilësisë të politikanëve që në votojmë në pushtet. Arritjet që u realizuan me përkrahjen amerikane, ndodhën kur ne përfaqësoheshim nga politikanë që punonin për interesat e kombit si Dr. Berisha, Dr. Rugova. Shkatërrimet vijnë kur fuqizohen pasardhësit e pjellës së Dushanit dhe Miladinin.
Por çfarë është USA në thelbin e saj?
Një krijesë kolonialiste, të cilën, disa burra të mençur, vendosën, në shekullin e XVIII, ta shpallnin Republikë. Ata sot konsiderohen, me të drejtë, baballarët e USA.
Si kur e shpallën edhe më vonë, shumë nga kontribuesit e shtetit shprehën shqetësimin në se do të mbijetonte si shtet i së drejtës, apo do të bëhej shtet i dhunës.
Në USA ka ekzistuar skllavëria deri nga mesi i shekullit të XX, gjysma e politikës amerikane mbështeste dhe shfrytëzonte egërsisht, skllevërit. Po ashtu edhe racizmi i egër dhe shpërfytyrues. Kjo rrymë e egër politike kishte edhe një krah të armatosur, Ku Klus Klanin, një krijesë e egër raciste dhe kriminale.
Krahas këtij krahu ishte edhe një krah më i ndershëm, më mëndjehapur dhe më njerëzor. Ai krah mbështeste lirinë ekonomike, shoqërore, dhe njerëzore të individit.
Të dy krahët u angazhuan në një luftë të ashpër civile, ku për fat të mirë fitoi krahu më njerëzor. Krahu humbës ndryshoi vetëm maskën, formën, por thelbin e ruajti.
Nuk kam se si të shpjegoj apo justifikoj luftën 20 vjeçare kundër Vietnamit, i cili as e kishte sulmuar USA, as kishte qënë ndonjëherë rrezik për USA, përkundrazi. Interesat e Vietnamit bien ndesh direkt me interesat e Kinës, këta të Kinës, për konsekuencë gjeopolitike, bien ndesh direkt me ato amerikane. Pra kur luftonte egërsisht kundër Vietnamit, USA sulmonte interesat e saj Gjeopolitike, dhe Gjeostrategjike. USA atë kohë ose nuk kuptonte se çfarë absurditeti po kryente, ose ishte aq e korruptuar, sa nuk mund të vepronte drejt.
Nuk kam se si të shpjegoj asnjë nga luftrat e saj në Azi, ku nuk ka fituar asnjë luftë, veçse ka bërë dëme dhe krime.
Iraku ka një mazhorancë, mbi 65-80% shia, ç’ka e bën të afërm me Iranin, ku popullsia është mbi 95% shia. Iraku luftoi, për interesat Anglo-Amerikane, kundër Iranit për më shumë se 10 vjet. Në fund USA e shkatërroi Irakun dhe sot Irani është më i pranishëm se kurrë në Irak.
A dinë politikanët amerikanë se çfarë bëjnë? Mua më duket se ata janë dëmtuesit më të mëdhenj të USA. Unë nuk di një luftë të USA këtë shekull që i ka dhënë fryte njerëzimit, apo edhe vetë USA.
Dukshëm politikanët amerikanë ose nuk dinë se çfarë bëjnë, ose puojnë, me pagesë, kundër intereave amerikane.
Shkollari i shquar libano-amerikan Taleb ka kohë që është shprehur: “Ka ardhur koha që politikëbërësit amerikanë të kuptojnë se sa më shumë që ndërhyjnë në vende të tjera për hir të stabilitetit, aq më shumë ata sjellin paqëndrueshmëri (përveç rasteve të ndonjë gjendje të jashtëzakonshme). Ose ndoshta është koha për të reduktuar rolin e politikëbërësve në çështjet e politikave ("Antifragile" Taleb, faqe 107).
Nuk pres, veç hipokrizisë, ndonjë gjë pozitive nga partia e Ku Klus Klanit, por jam i çuditur nga ajo e të drejtave të individit…
Mi hapi sytë, dhe më ngjalli shpresën, intervista e gazetarit të Washington Times, L. Todd Wood, te Çim Peka.
Ai deklaroi:
"Trump ishte imazh i asaj lëvizjeje dhe dhurata që Trump na bëri ishte se na tregoi se sa e korruptuar është qeveria jonë. Ne po mobilizohemi në të gjithë vendin në grupe të vogla dhe po rimarrim kontrollin e Partisë Konservatore nga themeli e sipër. Një problem tjetër është se një nga udhëheqësit tanë është i korruptuar gjithashtu, duke marrë para, duke marrë ryshfet dhe duke shantazhuar. Ndaj ne duhet të rimarrim kontrollin e partisë në nivel vendor, për ta filtruar më pas në ciklin e zgjedhjeve të ardhshme. Në të njëjtën kohë, ne duhet ti tregojmë botës atë që ka ndodhur me mashtrimin e 3 Nëntorit. Kjo nuk është një qeveri legjitime. Këtë do t’ia tregojmë edhe medias, mbase jo atyre të mëdha siç janë ABC, NBC, Bloomberg, sepse ata përfitojnë para nga Kina, por mediat e pavarura do të tregojnë që rezultati i zgjedhjeve ishte mashtrim dhe ky nuk është një regjim legjitim dhe nuk përfaqëson vullnetin e popullit."
©Hajro Çini





















