Blog

Edi Rama, avokati i “Gebelsit” të Milosheviçit - Nga Enver Bytyçi

Enver Bytyçi

Çfarë i tha padishahu ynë i madh Euronews-it të Serbisë? Shqiptarët dhe serbët duhet të pajtohen në modelin e Gjermanisë dhe Francës!

Po asokohe në Gjermani nuk e kishte pasuar Gebelsi pushtetin e Hitlerit, siç në Serbi e ka pasuar “Gebelsi” i Milosheviçit.

Asokohe Gjermania nuk u soll me arrogancë kundër Francës, përkundrazi i kërkoi ndjesë asaj për krimet e Hitlerit. Ndërsa ky “Gebelsi” i Ballkanit nuk le rast pa lavdëruar Milosheviçin dhe pa akuzuar viktimën Kosovë "për krime" kundër agresorit!

Asokohe Gebelsi i Hitlerit shkoi në litar, ndërsa sot “Gebelsi” i Milosheviçit është Presidenti i Serbisë, padyshim edhe miku më i mirë dhe më i madh i Kryeministrit të Shqipërisë.

Prandaj Edi Rama bën avokatinë e “Gebelsit” të Miloshit dhe ndaj Aleksandër Vuçiç nuk pranon të kërkojë ndjesë për krimet dhe genocidin serb në Kosovë!

©Enver Bytyçi