Blog

Kundër servilizmit në dëm të interesave të Kosovës - Nga Enver Bytyçi

Analistet dhe politikanët pro-serbë ose naivë e servilë, i rekomandojnë qeverisë së z. Kurti të pranojë Asosacionin dhe extra-territorialitetin e kishave e manastireve serbe me arsyetimin se “kjo qeveri qenka qeveri e vazhdimësisë së qeverisjes së Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”!

“Historia”, thuhet, “nuk fillon me Albin Kurtin”. Por qytetarët e Kosovës kanë votuar z. Kurti dhe znj. Osmani për ta ndryshuar historinë e shkuar. Për ta forcuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Për të mos gabuar si paraardhësit e tyre. Për të mos qënë shërbëtorë të Beogradit si ata. Për të mos qënë vasalë të projekteve dhe politikave serbe. Për të ndërtuar një Kosovë ndryshe. Për të bërë drejtësi brenda Kosoves dhe në raport me Serbinë. Për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pra, për të qënë ndryshe nga Hashimi e Isa.

Atëherë, pse u dashka me vazhdu servilizmin e paraardhësve në dëm të interesave të Kosovës? Pse duhet që në emër të vazhdimësisë të pranohet defunksionaizimi i shtetit, i cili me asosacionin e extra-territorialitetin e çon Kosovën në zhbërje shtetërore? Pra në ndarjen e saj! Pse duhet që kjo qeveri ta pranojë politikën e Hashimit e Isës për ta sjellë Serbinë në Kosovë përmes kompetencave ekzekutive për Asosacionin dhe formave të tjera që ajo dëshiron?

Kushdo që bie në këtë loje, ndoshta edhe pa dashur, bëhet pjesë e orkestrës dhe korit serb me dirigjent Aleksander Vuçiç. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duhet të pranojnë dorëheqjet e t’i drejtohen përsëri vullnetit të qytetareve dhe nuk duhet të vazhdojnë misionin pro Serbise të paraardhësve të tyre!

©Enver Bytyçi