Blog

Arkivi i Shtetit apo i pushtetit? - Nga Mehmet Elezi

Mehmet Elezi

Vizita e sekretarit të shtetit Xhejms Bejker, 30 vjet më parë, ndezi shpresën e madhe te shqiptarët. Me kumtin madhështor: the freedom works (liria punon).

Të çuditshme fotografitë dhe një koment i shpërndarë nga Arkivi i Shtetit për këtë ngjarje.

I çuditshëm botimi i tyre.

Aq të njëanshme.

Aq të padenja për vizitën politike më të rëndësishme për Shqipërinë e shqiptarët, në shekullin e 20-të. 

“Baker u prit nga kryeministri Ylli Bufi dhe pati një takim edhe me presidentin e atëhershëm Ramiz Alia”.

Asnjë fjalë për opozitën kundërkomuniste dhe udhëheqësin e saj Sali Berisha. Asnjë fjalë për takimin me ta.

Asnjë foto ku duket një përfaqësues i opozitës. Vetëm fytyra drejtuesish komunistë të kohës.

Njësoj si dikur, kur nga fotot historike retushoheshin fytyrat e “armiqve”. Kur nga dokumentet historike fshiheshin emrat e “armiqve”.

Vetë zoti Bejker deklaroi në kuvend se kishte ardhur me ftesë të Sali Berishës, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

©Mehmet Elezi