Blog

Pse nuk i kthejnë Ambasadorët dekoratat? - Nga Ylli Dylgjeri

U bënë 3 vite që Kryeministri ndau dekorata në Ministrinë e Jashtme për Ambasadorët që "kontribuan fort" për hapjen e negociatave në hyrjen e Shqipërisë në Europë.

Kaluan vitet dhe Shqipëria ende nuk ka hapur negociatat. Shqipëria prap nuk është më prane BE. Ambasadoreve u erdhi koha të lënë detyrat dhe Kryeministri ynë vazhdon me gallata. Tallet me dekoratat e Presidentit!?

Pse tallet Kryeministri me Presidentin për dhënie dekoratash? Presidenti i jep për punëmbaruarit. Kryeministri i jep për punëmashtruarit. Sikur për një moment fëmijët e diplomateve të pyesin prinderit si e pse jeni dekoruar, ç’do t’u thonë ata vallë? Do ti gënjejnë? Pse po e rrit kështu Zahon? Apo, prit sa të kalojë dhe Vjeshta të them dhe ca gënjeshtra?

Po Ambasadoret pse i mbajne dekoratat? Pse nuk i dorezojnë? 100 herë do të mbahen mënd Ambasadoret nga publiku po i dorëzuan sesa duke i mbajtur fallco në sirtar. Dhe ne se i dorezojnë, atëherë unë i pari do propozoj: tani të dekorohen nga Presidenti për aktin qytetar!

©Ylli Dylgjeri