Mbi një deklaratë pa lidhje logjike të Yuri Kim - Nga Ylli Manjani
Për hir të fakteve, çdo qindarkë e prokuruar nga entet publike të Republikës së Shqipërisë, janë para ekskluzive të buxhetit të shtetit shqiptar.
Pa asnjë dyshim që është kështu!
Asnjë cent parash të huaja, përfshi edhe ato shumë shumë pak dollarë që hyjnë në vend, nuk prokurohen nga entet publike tonat.
Ato dollarë asistence teknike që USA i programon për Shqipërinë i tenderon vetë dhe më së shumti ua jep kompanive të konsulencës amerikane.
Edhe paratë e kredive, nëse tenderohen nga ne janë para të buxhetit të shtetit tonë, sepse janë para të marra borxh.
Logjikisht abuzimi me tenderat është në dëm direkt të buxhetit të shqiptarëve që kontribuojnë ekskluzivisht për atë buxhet.
Ndaj ajo deklarata, krejt pa lidhje logjike, e zonjës Kim se “…abuzimi me paratë publike të popullit Shqiptar, është njëkohësisht edhe abuzim ndaj popullit Amerikan…” NUK QËNDRON!
Kur Ambasadorët e USA të bëhen guvernatorë të Shqipërisë dhe administrata jonë të prokurojë paratë e tyre, mbase mund të qëndrojnë këto deklarata, përfshi edhe zbatimi i urdhërave të Presidentit të Amerikës.
Për momentin Shqipëria mbetet shtet i pavarur dhe sovran. Këtë gjë e konfirmon vazhdimisht edhe Kryeministri i Shqipërisë.
©Ylli Manjani





















