Blog

Kush e ka marrë gjysmën tjetër zoti Kryeministër? - Nga Ylli Dylgjeri

Histori njerëzore

Dikur, në zyrën e Sekretarit të Përgjithshem të Ministrisë se Rendit Publik, më kërkoi takim një person nga fshatrat e Korçës.

E prita. Arsyeja sigurisht ishte një hall që e kishte zënë me të birin. Kërkonte ta dërgonte, si arumun që ishte, në një shkollë të lartë të Rumanisë. Për ta realizuar, sipas tij, duhej edhe ndërhyrja e Ambasadorit rumun të kohës, që ishte edhe i njohuri im. Fjalë pas fjale, personi e kish mësuar miqësine time me të.

Pasi i degjova hallin e pyes se çfarë përpjekje kishte bërë vetë, deri sa kish ardhur te unë?

U mendua pak dhe me turp e me zë të dridhur me thotë se ka bëre diçka, sa ka mundur për kushtet...

Konkretisht? - e pyes.

Më thotë, i kam dërguar me një të tretë, ambasadorit një gjysëm viçi dhuratë (nuk kish mundur për peshk).

Sapo ma tha këtë peshqesh, menjëherë ia ktheva:

Ashtu? Atëherë, nuk zgjidhet halli yt mik!

Pse? - më pyet.

Nuk bëhet, se Ambasadorit që ka pranuar gjysmën e viçit, i rri mëndja tërë kohës se kush e ka ngrënë gjysmën tjetër të viçit.

Ndaj, unë sot po të pyes zoti Kryeminister: Kur Ministri i Brendshëm thotë se "nuk kam dijeni" për tenderin e uniformave, po kështu pas tij edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë "nuk ka dijeni", atëherë, pyete pak Sekretarin tënd të Përgjithshëm se kush e ka marrë “viçin” për tenderin e uniformave në Polici?

Meqë… SPAK-u nuk po e gjen!

©Ylli Dylgjeri