Blog

"Open Balkan" synon zhbërjen e Republikës së Kosovës - Nga Enver Robelli

Kosova nuk i ka faj Shqipërisë së sunduar nga "socialistët", që për gëti një dekadë kanë dështuar të hapin negociatat për hyrje në BE.

Kosova nuk i ka faj "socialisteve të salloneve të oligarkëve", që Shqipëria në pothuaj çdo raport të BE-së përmendet si një ndër vatrat e kultivimit të narkotikëve në Europën Juglindore.

Kosova nuk i ka faj Shqipërisë që asnjë palë zgjedhje nuk i ka organizuar si duhet.

Një vend pa zgjedhje të rregullta, prodhon përherë politikanë agresivë, autokratë, mashtrues dhe primitivë.

Vetëm Shqipëria ka qenë në gjendje të kryesojë OSBE-në pa lënë gati asnjë gjurmë diplomatike.

Nuk po kryejnë punë as veshjet ekstravagante të politikanëve, as kepucët, as kravatat me dizajn futurist.

Fushata kundër Kosovës është me tepër ventil për të zbrazur frustrimin e akumuluar prej vitesh në Tiranë.

Dhe si aset dhe instrument për të goditur Kosoven përdoret presidenti i Serbisë!

Për këtë qëllim nuk zgjidhen mjete. Prej ofendimeve personale ndaj politikaneve të Kosovës deri te shpifjet më ordinere.

"Ngaterrohet" Procesi i Berlinit me "Open Balkan" të hedhur poshtë nga Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova, por Tirana e sunduar nga "socialistët" po e godet vetëm Kosovën pse po e bojkoton nismën për "Open Balkan", që në origjinë mban vulën e Beogradit.

Qëllimi i Beogradit është që përmes nismave të tilla të margjinalizojë sa më shumë Kosovën dhe të çojë përpara ndarjen e Kosovës.

"Open Balkan" nuk mundëson njohjen e Kosovës nga Serbia, por synon si cak përfundimtar zhbërjen e Republikës së Kosovës. Dhe koha do të tregojë shumë shpejt sa boshe është kjo ide e "Open Balkan" e lançuar vetëm për t'i bërë presion BE-së për zhbllokimin e integrimeve europiane.

Por arusha me shoshë nuk tutet. Në krejt këtë frustrim në Tiranë, Kosova është vetëm tabelë qitjeje. Barutin e sjell Beogradi. Muzikën Bregoviçi.

©Enver Robelli