Blog

Ti je i pacipë Edi Rama - Nga Ylli Dylgjeri

Rama ka deklaruar ndër të tjera në BBC:

“...ne ishim afganët disa dekada më parë, kur u larguam nga Shqipëria, kështjella e Koresë së Veriut  të Evropës, nën një diktaturë brutale dhe trokitëm në dyert e të tjerëve dhe u mirëpritëm...”

Ti je i pacipë Edi Rama!

Po pse yt atë taleban ishte kur punonte e drejtonte në institucionet para 30 viteve? Kush të vriste në rrugë para 30 viteve? Sheriati e drejtonte vendin? Nëpër shpella jetoje ti me familje? Me çallme lëvizje rrugëve?

Kush mbillte drogë para 30 viteve? Kush i mbulonte femrat?

Po ti s'ke turp, se bëre shkollë, bëre sport, pe botën. Kapje femra e thyeje zemra etj., etj., dhe tani i quan edhe shqiptarët afganë!

©Ylli Dylgjeri