Blog

Anomalitë tona - Nga Ardian Muhaj

Anomalia fetare: Pakicat fetare kërkojnë zhdukjen e shumicës fetare.

Anomalia gjuhësore: Po bëhen 50 vjet që gjuha e standardizuar zyrtare është ajo e dialektit me më pak folës, rreth 20%.

Anomalia etnike: Pakicat etnike mbizotërojnë jetën politike. Ka fshatra e lagje minoritetesh që kanë nxjerrë ministra e funksionarë të lartë sa krahina të tëra etnografike.

Anomalia kombëtare: Jemi një komb, por që nuk lodhet fare e as nuk e vë ujët në zjarr që të bëhet një shtet.

Anomalia sociale: Jemi popull i lashtë në Ballkan, por sondazhet tregojnë se duam t'i braktisim trojet tona për të jetuar në gadishuj e ishuj të tjerë europianë.

©Ardian Muhaj