Blog

Edi Rama, talebani që mbylli median dhe humbi në arbitrazh - Nga Ylli Dylgjeri

Jep llogari z. Rama!

Arbitrazhi u mbyll. Ke humbur në arbitrazh.

120 milionët e Becchetti-t po i paguan buxheti.

Kush mban pergjegjësi për këtë fature? Kush shkon për ndjekje penale?

Jep llogari z. Rama!

Ke dënuar njerëz për një faturë uji apo energjie elektrike.

Ke dënuar njerëz se kanë botuar një strofë vjershe në Facebook!

Ke dënuar e pushuar sa të ka ngrënë dora.

Kush do japë llogari për faturën 120 milionëshe?

Ti që deklaroje në media se nuk kemi humbur arbitrazhe apo ministri yt i Financave që betohej se nuk do marrë asnjë kokërr leku Becchetti?

E gjitha doli gënjeshtër.

Eurokontrolli po të merr detyrimet. Po sekuestrohen. 4 milion euro deri tani.

Ti dhe vetem ti, je autori i mbylljes së Televizionit Agon!

Ti je talebani që mbylle median!

Dil tani dhe jep llogari në publik, në prokurori e në gjykatë!

Boll u përdrodhe! Ky është krim!

Dil e jep llogari për faturën ose ha atë që s'thuhet!

©Ylli Dylgjeri