Blog

Ja se si SHBA luan me sovranitetin e shteteve - Nga Hajro Çini

Fjala sovranitet do të thotë pushtet suprem. Në demokraci sovranitetin presupozohet ta ushtrojë populli që, me votën e tij të lirë, zgjedh përfaqsuesit e tij më të mirë politikë ose drejpërdrejt.

Politika përbëhet nga një gamë e gjërë njerëzish të të gjitha ngjyrave apo karaktereve. Mund të gjesh idealistë apo materialistë, të ndershëm apo maskarenj, inteligjentë apo idiotë, të sinqertë apo sharlatanë. Këta organizohen në grupime mbi bazë ideologjish të specifikuara, por nga njëherë edhe rrumpallë.

Për çështje madhore populli nuk duhet t’ia lërë direkt në dorë politikës, por duhet ta ushtrojë vetë sovranitetin. Kjo për arsyet e vetë përbërjes së politikës por edhe më gjërë.

Shqipëria e ka humbur sovranitetin më 2015, si rezultat i ndërhyrjes brutale të Ambasadorit Amerikan Donald Lu, që detyroi politikën t'ia japë ndërkombëtarëve (dhe Krimit të Organizuar) kontrollin mbi Sistemin e Drejtësisë. Ndërkombëtarët shpesh kanë treguar se janë shumë më të korruptuar dhe shumë më të këqinj se sa edhe vetë Mafia. Nuk ka më keq se ku të shkojë korrupsioni dhe imoraliteti i tyre.

Populli shqiptar, fatkeqësisht nuk u shqetësua fare për atë që po ndodhte dhe ia la në dorë politikës. Por politikën e shantazhon SHBA, që ka kohë që ka hequr dorë nga parimet e respektimit të të drejtave të popujve për vetëvendosje.  Më keq akoma, jo vetëm që nuk i respekton, por i dhunon paturpësisht dhe në mënyrën më të ndyrë kriminale.

Politikanët e ndershëm dhe patriotë ndeshen direkt më dhunën dhe shantazhin amerikan, ndërsa të paskrupujt fitojnë, pa asnjë rezervë atë mbështetje.

Shoh sot se kritikohet Basha, edhe pse ai ka më shumë se 8 vjet që nuk është në pushtet dhe që në Shqipëri nuk lejohen nga SHBA të bëhen zgjedhje të lira, por ato përcaktohen nga Ambasada Amerikane në bashkëpunim me Krimin e Organizuar.

Shqipërinë po e shkatërron çdo ditë e më keq Krimi i Organizuar dhe “Guvernatorja” e emëruar nga SHBA Yuri Kim, që kërcënon dhe shantazhon cilindo që denoncon kurrupsionin totalisht jashtë kontrolli të bandës në pushtet.

E kam dashur dhe respektuar jashtzakonisht shumë SHBA. Para 1990 e mendoja se ishte parajsë e krijuar nga vetë Zoti, por pas 1997 fillova të mendoj më thellë dhe hulumtoj.

SHBA që nga 1945 ka luajtur me sovranitetin e shteteve të ndryshme. Para se të shuhej BRSS e kryente në mënyrë shumë të maskuar dhe sofistikuar, por pas 2001 e bën haptazi, direkt ushtarakisht. Shëmbuj keni plot, që nga Shqipëria e viti 1944, kur financuan dhe armatosën grupin më kriminal të kombit dhe i dhanë pushtetin, duke ia hequr padrejtësisht të Djathtës shqiptare, në Greqinë e vitit 1945, kur ia hoqën të Majtës dhe ia dhanë të Djathtës apo Italia e pas luftës ku CIA ia mohoi fitoren të Majtës, Pinoçetit në Kili etj.

Kur ka ndërhyrë në favor të së Djathtës i ka dhënë frymëmarrje atyre vëndeve, kur ka hyrë në krah të së Majtës i ka shkatërruar.

Në vendet ku kishte naftë, si Irak, Libi, Siri etj., CIA organizoi grushte të njëpasnjëshme shteti duke dhunuar sovranitetin e tyre dhe duke mbështetur diktatorë, si Hysniu në Siri (paraardhësi i Al-Asadit), Saddam Huseinin në Irak, Kadafin në Libi etj. Natyrisht sapo nuk i duhen më, i vret, që të mos dëshmojnë më pas.

Pas rënies së komunizmit dhe ardhjes në pushtet të Bush Jr. dhe dy administratat pasi tij, SHBA e hoqi maskën dhe ndërhyri ushtarakisht në 8 vende.  Preteksti është lufta kundër terrorizmit (!?) (aleatët e mëhershëm të SHBA), por arsyeja e vërtetë është kontrolli pasurive të këtyre vëndeve apo kontrolli gjeopolitik mbi të gjithë Botën.

Duke e ditur se po shkelnin ligjin ndërkombëtar dhe për të parandaluar vendet e ndryshme që të mos hapnin proçese penale në Hagë, kundër këtyre ndërhyrjeve, SHBA ka detyruar 97 shtete të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale që shmangin zbatimin e Nenin 98 për Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nen i të ashtuquajturit Traktati i Romës), duke u dhënë imunitet të gjithë atyre amerikanëve që mund të akuzohen për krime lufte në bazë të ligjeve ndërkombëtare. Shqipëria e ka ratifikuar këtë marrëveshje më 2003, megjithë rekomandimin kundër të BE.

Populli i Afganistanit refuzoi që sovranitetin e tij t’ia dorëzojë SHBA apo bandës së korruptuar kukull që SHBA mbajti atje për 20 vjet në pushtet dhe e çliroi vendin e tij. 

Të gjitha përrallat kundër Talebanëve që propagandon Perëndimi, kanë të vetmin qëllim të mbulojnë të vërtetën. Wikileaks i ka të gjitha të dokumentuara, prandaj Julian Assange kërkohet të dënohet me 1975 vjet burg, që t’i mbyllet goja dhe që askush tjetër të mos guxojë më.

Talebanët mund të jenë kriminelë, mund të jetë të egër, mund të jenë pikërisht ashtu siç i paraqet propaganda Perëndimore. Unë nuk e di se si është e vërteta e tyre, por di që alternativa kundër Talebanëve është edhe më e keqe, prandaj edhe mbështetet nga SHBA.

Edhe Shqipëria është në këtë tmerr. Dhe kjo jo për faj të Bashës, por sepse ne si shqiptarë kemi hequr dorë, me vullnet të lirë, apo me indiferencë dhe se presim gjithçka nga Basha.

Shikoni qëndrestarët e Teatrit. Të gjithë meritojnë respekt dhe admirim. Po përmend më aktiven e tyre, shqiponjën e shqiptarisë Adriana Kalaja. Shikojeni luftën e saj të paepur dhe të pakompromis që i bën Krimit të Organizuar apo zëdhënësve të tij si Soreca apo Yuri Kim.

Imagjinojeni nëse do të bëheshin 20,000 shqiptarë (apo edhe më shumë) të vepronin kështu. Shqipëria do të bëhëj shpejt vend i lirë.

Kosova na ka dhënë një shëmbull domethënës.

SHBA në bashkëpunim me Krimin e Organizuar dhe kurrupsionin rrëzoi një qeveri legjitime, por populli e ktheu atë qeveri eksponencialisht më të fortë në pushtet dhe Krimi i Organizuar është i arrestuar sot në Hagë, ndërsa korrupsioni i është kthyer rrugës “akademike”.  

Dikur akuzoja Sorosin, që është një përbindësh makabër, por kur Yuri Kim, që si bosët e saj në Departamentin Amerikan të Shpifjes, flasin në emër të qeverisë Amerikane dhe askush nga qeveria nuk i përgënjeshtron, atëherë, Soros dhe SHBA janë e njëjta gjë.

©Hajro Çini