Blog

Si e konceptoj unë një Status Facebook-u? - Nga Klodi Stralla

Kur Mark Zuckerberg shpiku Facebook, besoj, nuk i shkoj ndërmend se, krahas një rrjeti të suksesshem global komunikimi, padashur, kishte shpikur edhe një gjini të re të të shprehurit - Statusin. Bile, edhe gjatë viteve, ai nuk e gjykoi të dobishme të na japë ndonjë përkufiziKm të tij.

Ishin vetë frekuentuesit e panumërt të këtij rrjeti social, ata që i dhanë formë e origjinalitet dhe e bënë atë një prej mënyrave më të pëlqyeshme dhe efikase të komunikimit njerezor, krahas atyre klasike, si romani, novela, tregimi apo eseja.

Por çfarë është, sipas meje, një Status?

-Është nje shkrim i shkurtër, por jo aq i shkurter sa të mos thotë gjë dhe as aq i gjatë sa të pretendojë të thotë gjithçka; pak a shumë t'i ngjajë një gote vere që të kenaq, por nuk të deh.

-Shkrimi me patjetër duhet të permbaje një Mesazh, të transmetoje një ide, që është edhe thelbi dhe synimi i atij që e ka shkruar.

-Sigurisht Mesazhi duhet të jetë aktual, i drejtpërdrejtë dhe të zërë vendin qendror të statusit, qoftë kur ai bën fjalë për ngjarje të ditës, qoftë kur evokon të kaluarën.

-Si regull, Statusi nuk duhet të jetë personal, ku autori të flasë më shumë për veten, se sa për idenë që dëshiron të perçojë, aq më keq të vetëmburret. Ai duhet të prekë e godasë dukuri negative të shoqerisë dhe individeve, të lartësojë virtutet e të dënojë veset; shkurt, të jetë kritik ndaj realitetit.

-Se fundi, Statusi duhet të ketë edhe diçka tjetër - të jetë dashamirës dhe jo denigrues, cinik, ironik apo nihilist ndaj ngjarjeve apo personave që u drejtohet; të ëmbëlsojë dhe jo të hidhërojë, të gërvishë, por jo të vrasë, të korrigjoje, por jo të asgjësojë.

Këto tipare kam konstatuar unë, gjatë 10 viteve që e perdor Facebook-un. Janë ato që e bëjnë Statusin jo vetëm të pëlqyeshem për lexuesin, por edhe të dobishëm.

Gjithsesi për këtë s'ka receta të gatshme; gjithkush është i lirë ta përdorë ate si t'i pëlqejë.

©Klodi Stralla