Blog

Pse nuk e çojnë Berishën te SPAK e kështu e heqin qafe nga politika? - Nga Arben Vata

Një pyetje për ata që e dashkan Ameriken, nga ne që "nuk e duam": Përse akuzat ndaj Berishes të mos qepen mirë dhe dosja t’i çohet Drejtësisë, aq më tepër që SPAK nuk është i emëruar nga Berisha?

Kështu e largoni edhe nga Parlamenti, edhe e fusni në burg, nëse Drejtësia vërteton akuzat amerikane. Shpëtoni pra përfundimisht prej tij!

Por t’i heqësh dikujt të drejtën të merret me politikë vetëm me akuza, nuk besoj se është demokraci proamerikane.

Sa për sqarim, unë nuk kam qenë kurre anëtar i PD, por as e kam fshehur kurrë mbështetjen për të e Berishën kur ishte në pushtet. Ashtu siç e kam kritikuar për gabimet që ka bëre.

Sigurisht që nuk është "zgjuarësi" të rreshtohesh me dikë që akuzohet e nuk ka pushtet, por për mua është më e rëndesishme burrnia e morali.

Nëse Drejtësia do të vërtetojë akuzat ndaj tij, keq dë të më vijë nga ana njerëzore, por do të mbështes Drejtësinë që vendoset mbi këdo që ka shkatërruar vendin tonë në 30 vjet.

Nëse dyshoni se kam përfituar ndonjë gjë nga Berisha, po ua heq unë merakun. Jo! Kanë përfituar ata gazetarë që sot i janë rreshtuar kundër, të veshur me “kostumin” amerikan!

©Arben Vata