Blog

Paradoksi trashanik i Bashës - Nga Artan Gjyzel Hasani

Lulzim Basha, ti je shefi i opozitës, je kryetari i PD, shefi i një partie politike pa pushtet. Ti nuk merr vendime për shtetin shqiptar. Nuk je pjesë e ekzekutivit. Je një zero me xhufkë në vendimmarrjet e shtetit aktual shqiptar.

Në këtë kuptim fjalia jote e perifrazuar “Ne jemi aleatë të qeverisë amerikane dhe bëjmë çfarë na këshillon ajo”, është nje gomarllëk që përpiqeni t’ia shisni elektoratit të djathtë si strategji opozitare.

Partitë politike i bëjnë aleancat me partitë. Shtetet dhe qeveritë, i bëjnë me shtetet dhe qeveritë. Pikë!

Partitë politike nuk kanë aleatë strategjikë qeveritë, sepse qeveritë ndryshojnë dhe alternohen në anët e ndryshme të spektrit politik çdo katër vjet, ndërsa një parti serioze e ka të percaktuar spektrin e pandryshueshëm politik të saj.

Një kryetar partie në opozitë duhet të bëjë aleanca me partitë e huaja të të njejtit spektër politik, me Republikanët amerikanë në rastin konkret. Një aleancë inekzistente në rastin tuaj.

Aleanca jote me administratën aktuale amerikane është në të vërtetë aleancë me të Majtën amerikane dhe me Xhorxh Sorosin.

Është nënshtrim i një partie që hiqet si e djathtë, të paktën formalisht PDSH është parti e djathtë, ndaj një partie të majtë, që qeveris sot Amerikën.

Përse ky servilizëm, frikë dhe kapitullim i një lideri të djathtë që ndodhet prej 8 vjetësh në opozitë dhe ka “çelësat e kashtës” në vendimmarrjet shqiptare, ndaj një urdhëri të jashtëligjshëm të një qeverie amerikane të majtë?

Ka dy përgjigje në këtë rast:

Ose kupola drejtuese e Partisë Demokratike Shqiptare është e majtë dhe duhet pranuar publikisht ky fakt, ose ti je një idiot që vërtet beson që një qeverisje e majtë amerikane do të sjellë në pushtet një parti të djathtë shqiptare!

©Artan Gjyzel Hasani