Blog

Misioni i demokratëve është demokracia - Nga Ilir Levonja

Të gjithë ata që përkrahin sot Lulin nuk janë asgjë tjetër por ca humbësa serialë që kurrë nuk kanë për ta rrëzuar Edi Ramën. Dhe sa kohë që këta të jenë aty, grup, Edi Rama ka për të fituar jo vetëm zgjedhjet lokale të radhës, por edhe mandatin e katërt. Ashtu siç nuk kuptoj edhe bazën e gjerë që po bën një luftë mediatike me Lulzim Bashën.

Nuk ka çështje të amerikanizmit apo antiamerikanizmit. Ka një proçes të cilit duhet t'i shërbeni. Dhe ky është kanuni i një force politike, kushtetuta apo statuti siç ju pëlqen disave ta quajnë. Kur hezitoni i shkoni për shtat atyre që kanë tashmë një dekadë që mbajnë në pushtet Edi Ramën duke u kujtuar Sali Berishën si gogolin shekullor. Jeni në një kauzë për proçesin dhe kaq. Përgjegjësitë personale të Berishës nuk kanë pse iu fusin në një luftë mediatike. Ndërkohë Edi Rama poston albume nga New Yorku, tamam si ai katunari që ka zdrypur në qytet dhe po na dëshmon se ka parë botën me sytë e tij, është i bredhur tjetri.

Demokratët nuk kanë qënë asnjëherë as antieuropianë, e as antiamerikanë. E kanë të shkruar në ballë, janë model i vetvetes, i lirive dhe të drejtave të njeriut, i hapjes me Perëndimin. Nuk kanë në historinë e tyre barrë persekutimesh në masë, nuk kanë ministri përndjekjesh. Nuk kanë galeri të nëndheshme me dosje të pahapura. Nuk kanë ofruar Lindjen e afërt apo atë largët. Kanë ofruar lëvizjen e lirë me Perëndimin, shkollën laike dhe besimin e lirë.

Ai që është antieuropian e antiamerikan, është ky xhelisti i radhës që po e duroni kaq gjatë sa normal të vret një pyetje, vërtet rrëzuam komunizmin dhe nuk po rrëzojmë një kanakar xhelist. Apo një qillotaxhi të cilit i është mbushur mendja se duke lënë mjekërr, e duke u veshur me traditën talebane, është një Ismail modern. Dhe ju që keni kujtesë, si për ilustrim, në muajin shkurt 2019, Lulzim Basha vendosi që opozita të djegë mandatet e deputetit. Arsyeja, video-përgjimet e një tabloidi me emrin Build nga Gjermania, tregonin qartë një masakër elektorale mbi zgjedhjet lokale të Dibrës në 2016.

Aty përfshihej me zë të plotë, përveç disa eksponentëve të lartë të “Rilindjes” edhe kryeministri. Një nga skandalet më të turpshme që na radhiti me vendet e dorës së tretë apo selitë qendrore të Minskut a Kremlinin aktual. Qe një vendim i vonuar por më spektakolari, megjithëse koha vërtetetoi se donte këllqe, jo pushime verore. Dolën edhe disa probleme krejt amatore, apo të paparashikuara si duhet, mbi ca lista tejet të tejmbushura me emra. Ajo që KQZ-ja e publikoi me qejf se 43 deputetët e PD, mund të zëvendësohen kollaj, në radhë janë 151 emra të tjerë.

Pra lista e Bashës kishte gjithsej 194 emra, duke riprodhuar një parlament surrogato që la mënjanë çdo program humori në kanalet televizive shqiptare. Atëhere, si Parlmenti Europian, si Amerika folën me të madhe që nuk duhej të digjeshin mandatet. Si është e mundur që ky Luli nuk ishte atëbotë antiamerikan? Po na dha një shuplakë me humbje në seri duke na treguar kallpin e një disfatisti që nuk i shkon dot kurrë deri në fund një kauze.

Lërini këto dokrra por shkoni mbasdite tek selia dhe pirdheni përjashta. I hapni rrugë proçeseve të domosdoshme, jo vetëm për nderin demokrat, por edhe për vendin. Del aty e këtu një me emrin Alibeu e flet studiove me orë të tëra, jo ashtu e jo kështu, nuk i dalim Amerikës kundër etj. Ore zotëri, kandidove për kryetar bashkie, nuk fitove. U vure në krye të shtabit zgjedhor në këto zgjedhjet e fundit, nuk fitove. Fare e thjeshtë, ik pirdhu, hap krahun. Çfarë dërdëllit për Saliun apo të tjera. Kaq!

Të gjithë ata që i quajnë apo i etiketojnë demokratë, ata që duan proçes të hapur të respektimit kolegjial të vendimeve, si antiamerikanë, janë me plot gojën ca çimka e shushunja që duan vetëm bythën e tyre në pushtet. Misioni i demokratëve nuk është bytha e bythecëve, e çimkave dhe e shushunjave, por është demokracia, Shqipëria e tëra.

©Ilir Levonja