Blog

Miti i “komunistit idealist” - Nga Artan Gjyzel Hasani

Spekullohet rëndshëm deri në neveri në diskursin politik shqiptar nëpër media dhe kafene, madje edhe mes antikomunistësh të pretenduar, me termin “komunist idealist”. Me fjalë të tjera na e paraqesin këtë idealistin si komunistin e mirë, të ndryshëm nga ata komunistët e këqinj që morën në qafë kauzën e tyre të ndritur, sipas tyre.

Në të vërtetë komunisti idealist është një njeri që beson tërësisht në ideologjinë marksiste të revolucionit dhe në armën kryesore të diktaturës së proletariatit, luftën e klasave, pra komunisti idealist është një vëllavrasës par excellence. Eshtë komunisti sui generis. Vëllavrasësi klasik. Lufta vëllavrasëse e klasave është orgazma e tij.

Megjithatë, ndryshe nga komunisti i keq (joidealist) që e kthen nga të fryjë era dhe ne ndonjë moment mund të tradhëtojë kauzën e vet, ky idealisti ka një meritë të padiskutueshme: ngelet armik i vendosur dhe i palëkundur i kujtdo që mendon ndryshe nga ai.

Në thelb dallimi mes këtyre dy lloj komunistësh është minimal:

Idealisti vëllavrasës është i bindur që vëllai i tij që mendon ndryshe nga ai duhet vrarë dhe e vret me ndërgjegje të plotë.

Vëllavrasësi komunist joidealist vret veç për interesat vetjake.

Dy anë “të ndryshme” të të njëjtës gijotinë.

©Artan Gjyzel Hasani