Blog

Kolonia festive - Urimi original i poetit Artan Gjyzel Hasani për 28 Nëntorin

Poeti dhe prozatori i mirënjohur me banim në Toronto, Artan Gjyzel Hasani, i spikatur për talentin e tij të veçantë letrar, por edhe për antikonformizmin dhe kurajon publike për të shprehur disa të vërteta që jo gjithkush merr përsipër t’i thotë, ka bërë sot në profilin e tij në Facebook një urim original me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë. Ja si është shprehur ai:  

 

Shqipëria Koloniale e Kimete Xhorxh Sorosit e vitit 2021 feston krenarisht pavarësine nga Otomanët e vitit 1912. Po e përshëndes me një pjese nga poema ime e vjetër “Atdheu pa tabu” (2012)

 

“ATDHEU po pi cicë tani në thithat prej silikoni të Kurvës Plakë

pasi është shurrosur në brekët e veta të grisura

ja…tani ajo do i vërë bebelinot…

do e lajë në vaskë se është bërë pis

dhe do na e japë ne ta vëmë në gjumë me këngë trimërie…

ATDHEU vazhdimisht është në klasën e parë

tashmë në shkollën e Sorosit

vishet me xhinse dhe nuk është më proletar

qëkur marksizmi e la një çikë me barrë

si gjithnjë shkruan me dorën e majtë

por kjo s’i prish punë askujt

rëndësi ka të kuptojë leksionin e radhës…

ATDHEU duhet çuar në SPA…

një ATDHE leshator është i papranueshem

duhet depiluar para se të qihet

do e bëjmë gay meqë në këtë botë diplomatike

pink, të mirësjellshme, delikate, platonike

përdoren të gjitha mjetet e civilizuara

siç pastrohen armët në luftë

në paqe duhet larë edhe bytha se s’si dihet…

do e bëjmë edhe kurvë që të jetë me fat

s’do lëmë gjë pa të bërë ATDHE

sidomos kur të quajmë MËMËdhe…”

©Artan Gjyzel Hasani