Atdheu që na kanë vjedhur - Nga Agim Xhafka

Dita e sotme mbushur me flamurë dhe urime. Kudo ngazëllim. E përse? Për një atdhe që na e kanë vjedhur. E kanë sharruar në copa dhe ua kanë dhënë miqve.
-Na një copë Vjosë, pi ca Valbonë. Gëlltit një bajpas, haje plazhin e Divjakës, dhite pyllin e Librazhdit...
Kudo në botë adoptohen fëmijë, në vendin tim ka ca horra që adoptuan atdheun. Ndaj sot më kërkojnë të vendos flamur në ballkon e të bërtas, o sa mirë me qenë shqiptar! Dhe unë e nder copën e kuqe, e le të valëvitet. Edhe bërtas fort. Gëzohem si Xhemili kur ishte i vogël.
Kush ishte Xhemili? Një jetim që festë të vitit kishte 8 Marsin. Besonte se atë ditë do i shfaqej nëna e vet e do e merrte tek shtëpia e saj. Gëzohej shumë nga Marsi në Mars deri sa e përfshiu Prilli për atje lart.
Tani jemi bërë të gjithë Xhemila. Por ne presim jo nënën, por babain, që t'ua qr gjithë bandave që vodhën vendin e më rrëmbyem dhe 28 Nëntorin.
Të paktën na lanë flamurin. Ta tundim e ta shkundim. Shqiponja nuk pjerdh nga valëvitja, nuk i merret mendja se ka dy kokë. Forca çuna, jepini dorës...!
©Agim Xhafka