Shansi i fundit në stadiumin e shpresës - Nga Prend Tanushi

Mundësia për të bërë diçka madhështore dhe të vlefshme për vendin tënd, nuk iu jepet të gjithëve. Ju z. Berisha, ju dha mundesia më 1992 dhe nuk ë bëtë. Ju larguan me armë në 1997 dhe ju sollëm në pushtet me votë në 2005, sepse nën zë të gjithë thonin Berisha është “harbut”, por është një njeri i ndershëm. Ju sollëm në pushtet, por ju përsëri nuk e bëtë atë që ne prisnim. Ndodh shumë rrallë, që të jepet një shans i tretë. Ju po ju jepet përseëi një shans i tretë z. Berisha. Por këtë radhë ky shans nuk ju jepet ju z. Berisha, por nëpërmjet jush po i jepet popullit shqiptar dhe Shqipërisë.
Ky vend kishte kohë që po vlonte, por ishte si një motorr “Ferrari” që i mungonte kandelja. Tani që kandelja u gjet, e rëndësishme është që ti shkelet gazi deri në fund derisa të arrijmë në destinacion. Në fakt, këtë radhë ky nuk është shans, por një mision që ju jepet ju, për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët duke instaluar në këtë vend demokracinë e vërtetë, shtetin e së drejtës, lirinë e vërtetë, drejtësinë e vërtetë. Nëpermjet këtij misioni po jepet mundësia që këtë demokraci, liri dhe drejtësi ta vendosë vetë populli dhe jo më kryetarët e partive apo një grusht njerëzish të ndyrë të kesaj politike të mbrapshë dhe super të inkriminuar.
Por ka edhe një problem të vogël. Ky mision mund të përdoret për mirë, por edhe për keq. Duhet ta dini z. Berisha se nëse jemi në këtë gjëndje mizerabël si komb për këto 30 vite, ky është faj i politikës së mbrapshtë të atyre që drejtuan këtë vend në këto vite dhe një pjesë të mirë të fajit, për të mos thënë strumbullari i tij, e keni ju që nuk instaluat që në fillim demokracinë e vërtetë, që nuk ndëshkuat fajtorët dhe që nuk dhatë barazi për të gjithë.
Prandaj, nëse ju z. Berisha e shfrytezoni këtë shans të tretë për pushtetin dhe interesin tuaj personal politik për t’u bërë kryeministër i këtij vendi dhe jo për të bërë ndryshimet e shumënevojshme, atëherë do thoja se je ligësia vetë.
Por nëse këte mision e përdorni për të mirën e Shqiperise dhe te shqiptarëve, por edhe si një larje të mëkateve të mëparshme tuajat dhe të gjithë politikës dhe elitës së saj, nëse këte mision ju e përdorni për të bërë ndryshimet radikale të domosdoshme në mënyrë që forcën për të vendosur ta ketë individi e shumica dhe jo kryetari e pakica, nëse vendoset drejtësia dhe nëpërmjet saj ndëshkimi ndaj të korruptuarve të vërtetë, nëse vendoset barazia, nëse ndëshkohet krimi dhe injoranca që na ka kapluar dhe po na mbyt çdo dite e më shumë, nëse zgjedhja juaj si kryetar i PD-së do jetë provizore, në menyre që të bëhen këto ndryshime esenciale dhe substanciale, atëherë shqiptarët do t’ju jenë mirënjohës dhe ju z. Berisha njëkohësisht do hyni në histori si njeriu që i shërbeu dhe i solli këtij kombi lirinë dhe demokracinë e vërtetë.
Nëse këte mision ju z. Berisha e përfundoni me sukses, atëherë nuk do jeni më non grata, por gratissimo në zemrën e çdo Ssqiptari dhe historia dhe shqiptarët do shkruajnë për ju me gërma të arta.
Nesër, ata që do të jenë në stadium, por edhe ata që do ju ndjekin jashtë stadiumit, anëtarë ose jo anëtarë partie, do të jenë si mbeshtetës të flaktë për misionit tuaj z. Berisha. Shpresoj që nesër në stadium të jetë e gjithë Tirana, por sidomos të jenë të gjithë fisnikët e vërtetë të Tiranës dhe Shqipërisë, që shpresojnë dhe janë të bindur se aty do vendosen ndryshimet e shumëpritura.
Shpresoj shumë, që nesër çdo anëtar me të drejtë vote i PD-së të jetë në atë stadium, sepse me votën e tyre ata do shkruajnë historinë dhe do vendosin fatet e gjithë kombit shqiptar. Shpresoj dhe uroj që të gjithë shqiptarët anekënd Shqiperisë dhe Botës, me sy, zemër e me mendje të jenë në atë stadium, sepse këtë radhë nuk jemi NE me z. Berisha por z. Berisha është me NE e për të mirën tonë, sepse të gjithë sëbashku jemi me ndryshimet e domosdoshme dhe radikale që sjellë ky kuvend madhështor dhe historik.
Ky kuvend do jetë mijëra herë më i madh se ai i 1444-ës, disa herë më mirë se sa revolucioni studentor i 1990-ës, sepse për herë të parë në historinë mijravjeçare të kombit tonë, këto ndryshime do bëjnë të mundur që për të ardhmen tonë të vendosësh TI, JU dhe të gjithë NE sëbashku. Ky kuvend do të jetë një pavarësi e dytë për kombin tonë.
Ne do jemi neser më 11 Dhjetor në stadium dhe jashtë stadiumit, ndoshta edhe shumë larg, por me zemër afër, mu aty pranë jush, duke ju degjuar me vëmendje dhe me shumë shpresë, për ndryshimet radikale, për revolucionin e madh demokratik e çdo ditë tjetër në vazhdim, në sheshe, për të rrezuar më të korruptuarin e të korruptuarve, më të ligun e të ligjve, Edi Ramën dhe bandën e tij.
Në mbyllje, falenderoj nga zemra Ambasadoren Yuri Kim dhe shefin e saj, që me “non grata” ndaj z. Berisha na zgjuan nga gjumi dhe u bënë sebep për gjithçka ndodhi në këto 100 ditë në këte vend të falimentuar. E falenderoj zj. Kim dhe shefin e saj, që ndoshta pa dashje, por të gënjyer nga mashtrues e bij mashtruesish bënë të mundur që me këtë “non grata” të vinin këto ndryshime të shumëprituara, të ngjallej edhe një herë shpresa e shqiptarëve, e venitur dhe e vrare nga kuçedra komuniste dhe bijtë e tyre, nga tradhëtaret e brendshëm dhe të jashtëm të çështjes sonë kombëtare, nga autorët e shkatërrimit ekonomik dhe çpopullimit të vendit!
©Prend Tanushi