Blog

Lulzim Basha i vetmuar dhe i pashpresë - Nga Hajro Çini

Lulzim Basha përjetoi sot humbjen e tij të rradhës, por këtë herë i vetmuar dhe i pashpresë, sepse i është ngritur kundër partia e tij e cila e mbështeti fuqishëm për 8 vjet dhe ai vetëm e tradhëtoi.

Po të ishte i lirë dhe i zgjuar ai nuk duhej të kishte arritur deri këtu dhe sot duhej të kishte dhënë dorëheqjen, por ai nuk është as i lirë dhe as inteligjent.

Ai është peng dhe pengmarrësit ballkanas nuk të lëshojnë deri në momentin e fundit. Kujtoni Thaçin. Ai ishte peng i Beogradit dhe, edhe pse e kuptoi që në intervistat e Prillit se dosja e tij ishte e kopsitur, nuk dha dorëheqje deri 48 orë para arrestimit, sepse nuk e lejonte Beogradi i cili e kishte aktivizuar që para vitit 1999.

E njëjta skemë është edhe me Bashën. Ai nuk do të japë dorëheqje deri kur t’i komunikohet akt-akuza belge.

Dosjen e Thaçit dhe të Bashës duket se e ka qëndisur Shërbimi Inteligjent Gjerman, më i sakti dhe më i ndershmi në botë.

©Hajro Çini