Po humbëm krenarinë kombëtare kemi humbur Kosovën - Nga Nador Bakalli
Nga predikimi i djeshëm tek dekorimi i sotëm...

Ju ftoj të shikoni se çfarë shkruante "filantropi" rreth mënyrës se si duhet riformatuar konstrukti politik, ekonomik, dhe rrjedhimisht ai shoqëror në Ballkan.
Përmbledhja e shkurtër është se kombet, si njësi politike dhe grupim kryesisht etnik njerëzish, janë praktikisht të dështuara dhe duhen eleminuar. Rolet e qeverive përkatëse duhen zvogëluar dhe kufijtë duhen zhdukur. Me pak fjakë, sovraniteti, njehsimi komb-shtet dhe krenaria kombëtare janë iluzione dhe duhen minuar në favor të ndërkombëtarizimit dhe shkrirjes graduale solidare kundrejt një autoriteti qëndror global (ose rajonal në rastin në fjalë)!
Individualizmi, në këtë rast i identifikuar me identitetin kombëtar, duhet ndrydhur me çdo formë dhe duhet zëvendësuar me shoqërinë e hapur!
Në shkrimin e tij, kjo u quajt "Opening the Balkans"!
Ishte viti 1999.
Rrotullojeni me shpejtësi rrotën e historisë dhe gjendemi sot, 22 vite më vonë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit të dekoruar me flamuj serb duke promovuar nismën "Open Balkans", të propozuar dhe aplikuar zyrtarisht nga Serbia dhe të shtyrë me zell nga djali i "filantropit".
Më lejoni të them një të vërtetë të provuar historikisht. Sikur të gjitha të mirat ekonomike të kësaj dynjaje të binin si ujvarë mbi ne, po humbëm krenarinë kombëtare kemi humbur Kosovën dhe gjithçka ka të shenjtë Shqiptaria!
Sajdisja me flamur e simbole ndaj ish-ministrit të Propagandës të Kasapit të Ballkanit tejkalon jo vetëm detyrimet morale por shkon, krejt pa nevojë, edhe përtej atyre protokollare!
Djegien e flamurit serb e dënoj, por Kosova meriton respekt!
Artikulli i plotë: https://www.project-syndicate.org/commentary/opening-the-balkans
















