Blog

Publikimi i të dhënave personale një diversion qeveritar - Nga Nador Bakalli

Prej mëse një dekade, puna më ka mundësuar të kem akses në të dhëna jashtëzakonisht sensitive, ndoshta më sensitivet në vendin ku jetoj.

E kam rreptësisht të ndaluar të kontrolloj edhe rekordin tim personal. As emrin tim nuk e kërkoj dot në sistem sepse fluturoj nga puna brenda ditës. A mund të mendohet që të më jepet mundësia të shkarkoj një databazë të tërë të dhënash?

Publikimi i të dhënave personale mbi të ardhurat në Shqipëri është një ngjarje me pasoja të rënda, duke filluar nga paqja sociale dhe deri tek siguria kombëtare.

Mos kini iluzione miq!

Të tilla thyerje të sigurisë janë të pamundura nëse nuk ndodhin me bekimin e niveleve më të larta të pushtetit.

Kjo ishte një "inside job" nga "gjatësia" e pushtetit. Përse e bënë?

Çdokush mund të hamendësojë, por një diversion i mirë nuk i ka shkuar kurrë dëm kësaj qeverie!

©Nador Bakalli