Blog

Me gazetaren Sedef Kabash apo me Sulltanin Erdogan? - Nga Ilir Levonja

Ilir Levonja - Florida, SHBA

Sedef Kabash, një gazetare e njohur turke, u arrestua dje në Stamboll. Akuza? Është tallur me Presidentin Erdogan.

Ajo ka shkruar në faqen e saj në Twitter ketë sentence: ''Një buall mund të gjejë rrugën për t'u futur në pallat, por kjo nuk e bën atë mbret. Bën pallatin një stallë''.

Ka marrë vetëm 9 mijë pëlqime. Kaq. Por u arrestua. Sipas akuzës, ka aluduar për Presidentin, tallet me të. Dhe sipas kodit penal në Turqi, neni 299, kur tallesh me Presidentin, të kap ligji, rrezikon burgun nga 1 deri në 4 vjet.

Më e bukura është se, ky nen i është shtuar Kodit Penal turk në vitin 2014. Pikërisht pasi Rexhep Taip Erdogan, u zgjodh President i Turqisë.

Përfundimi? Mund ta bësh dallimin fare kollaj. Këto ndërhyrje në Kodin Penal nuk i shërbejnë presidentit të një shteti demokratik, por një sulltani.

Nuk e di se çfarë mendimi kanë shoqatat a grupet në mbrojtje të interesit të gazetarëve në Shqipëri. Kam orë të tëra që po mbaj sytë. Shumë mediume nga bota janë solidarizuar me Sedef Kabashin. Po në Shqipërinë tonë, me kë janë? Me gazetaren apo me sulltanin?

©Ilir Levonja