Vazhdon e rritet gjithmonë e më shume protesta e kamionistëve në Ottawa - Nga Rob Kore
Rob Kore - Toronto
Me kamionistët sot po bashkohen edhe fermerët me traktorët e tyre. Numri i mjeteve arrin në disa dhjetëra mijëra të ardhura nga gjithe Kanadaja dhe ndërkohë vazhdojnë vijnë edhe nga Amerika.
Megjithë censurimin që po i bën shumica e mediave kanadeze dhe atyre botërore kësaj proteste, jehona e saj po përhapet kudo.
Sot eshte shume ftohte -30 C, por kamionistët duken të vendosur ta çojnë deri në fund protestën.
Kjo protestë ka diçka të veçantë. Kamionët nuk i shpërndajnë dot, as me gaz, as me zjarrfikëse, as me ujë me presion, me asgjë.
Ndihmat nga populli janë mbresëlënëse. Gati 99 mijë qytetarë kanë ofruar gati 8 milionë dollarë donacione.
Vetë populli po shmang të gjitha pengesat dhe truket që iu krijon qeveria kamionistëve.
Ndërkohe frikacaku dhe kalamani Trudeau është larguar nga Ottawa.
Si zakonisht në të tilla raste, qeveria ka përhapur lajme, të cilat kanë për qellim të vënë një pjesë të shoqerise kundër tjetrës. Qeveria po thotë se protestuesit janë një grusht njerëzish me pikpamje të papranueshme, se këta janë fashiste etj. etj.
Pra fashistët e vërtetë në qeveri, quajnë fashistë ata që kërkojnë lirinë. Gjë e zakonshme kjo për të denigruar kauzat e drejta.
Si zakonisht në ndihme të qeverisë vijnë edhe mediat militante dhe të korruptuara.
Shume dëshire do kisha, që kamionistet të shkonin edhe tek 2-3 mediat e medha kanadeze dhe t’iu bllokonin ndërtesën. Mediat janë me të këqija se sa vetë politikanët.
Politikanët janë bërë kaq të pacipë sot, sepse kanë korruptuar mediat dhe i kanë kthyer këto të fundit kundër popullit. Politikanet dhe mediat e tyre duhen hedhur në koshin e plehrave.
Të mos harrojmë se historia botërore ka treguar se ndryshimet e mëdha kanë patur si shkak gjithmonë një arsye dytësore.
Heqja e mandatëve të virusit, duhet të na çojë tek “freedom” e plote që kishim dikur në Kanada dhe gjithë Perëndimin.
©Rob Kore
Fotot: Ivanoh Demers/Radio-Canada