Sa poshtë ka rënë frikacaku Justin Trudeau - Nga Rob Kore
Rob Kore - Toronto
Ditën që kamionat do vinin në Ottawa, Justin Trudeau deklaroi që ka qenë në kontakt me persona të testuar pozitivë. Kjo ishte parapërgatitja që bëri.
Sot deklaroi që ka dalë pozitiv. Të njëjten strategji përdori edhe kryeministrja e Zelandës së Re. Edhe ajo është izoluar gjoja nga Covid, pikërisht në ditën që njoftohet që kamionistët atje do shkojnë në kryeqytet.
Këto janë veprime që i kuptojnë edhe fëmijët. Pra shihet që këta po punojnë dhe po bashkërendojnë veprimet e tyre me urdhër.
Por në fakt, çfarë efekti kanë tek qytetari i zakonshëm këto spërdredhje të tyre?
E para, asnjë njeri me sado pak gjykim normal nuk i beson se ata janë vërtetë me Covid.
Pra Justin Trudeau, vetëm se po ulet gjithmonë e më shumë në sytë e opinionit publik, duke forcuar bindjen tek ky opinion, që për atë dhe të ngjashmit e tij, ka ardhur momenti që ata duhen larguar.
A thua vallë nuk e kuptojnë ata këtë efekt tek njerëzit?
E kuptojnë shumë mirë, sepse ata shohin në kohë reale reaksionin e popullit, por në këtë moment duan të fitojnë kohë.
Gjatë një interviste të një prej drejtuesve të protestës, u përmend që shërbimet sekrete të Kanadasë po bashkëpunojnë me shërbimet inteligjente amerikane.
Këtyre të fundit iu duhet kohë, për të hartuar një strategji, e cila do iu vlejë jo vetëm për Kanadanë, por edhe kudo tjetër ku uragani po vjen.
Është shumë mirë që drejtuesit e protestës e kanë parasysh këtë detaj dhe për këtë arsye ata kanë deklaruar që nuk do largohen prej andej edhe sikur të shkojë me muaj apo vite. Nuk do largohemi deri në fitore kanë deklaruar.
E para, ideja e protestës me kamionë është gjeniale, sepse ata kanë aty të siguruar fjetjen dhe ushqimin.
Ndërkohë mijëra kamionë nuk i tundin dot që andej, çfarëdo metode force të përdorin për t’i shpërndarë.
Duhet theksuar që organizatorët, jo vetëm kanë bërë një punë të shkëlqyer, por ata janë tepër të kujdesshëm që të mos bien në grackat që përdorin qeveritë në kësi rastesh. Jo vetëm që nuk është ushtruar dhuna më e vogël, por ata po kërcejnë dhe këndojnë, pra po i japin mesazh qeverisë, mos kujto se do lodhemi, këtu do na keni duke kënduar e duke kërcyer.
Siç i thonë edhe në anglisht: They are having a good time (po kalojnë shumë mirë).
E dyta, që është edhe më shumë e rëndësishme, Justin Trudeau, duke deklaruar që ai sot është me Covid, direkt ai demaskon edhe gjithë lojën politike që u luajt me botën në këto dy vjet.
Pra sot ai e përdor Covidin si një mbrojtje për të, në mënyre të kuptueshme shumë qartë që po gënjen.
Por në fakt është një mbrojtje më shume diskretituese për Covidin, sepse me lehtësinë që gënjen se ai është me Covid, me të njëjtën lehtësi ai dhe qeveria kanë gënjyer edhe qytetarët kanadezë në këto dy vjet.
Për ta mbyllur, me deklaratën e sotme i bie që Trudeau zhvleftësoi dhe besueshmërinë ndaj vaksinës, se jo për gjë, po ai nuk ka shumë që mori dhe dozën e tretë…
P.S. Çdo lajm që japin mediat kundër protestës, duhet injoruar, sepse ato janë po aq qesharake sa edhe Twitter-i i Trudeau.
©Rob Kore