Cilët shqetësohen nga mendimi ndryshe? - Nga Rob Kore

Rob Kore - Toronto
Në një lloj këndvështrimi të caktuar, sot në botë ka dy lloj kategori njerëzish. Non-thinkers dhe critical thinkers. Të parët janë ata që në përgjithësi thithin çdo gjë që iu serviret nga tv dhe mediat e tjera. Ata kanë aftësi të riprodhojnë në mënyrë të shkëlqyer atë çka serviret. Veçori e tyre kryesore është bindja ndaj asaj që thuhet.
Ata udhëhiqen nga bindja ndaj mendimit të grupit. Bindjen ata e shprehin gjithmonë me fjalë të cilat janë politically correct. Political correctness ata e mendojnë si epërsi intelektuale dhe për këtë arsye e fusin veten tek elitat. Çdo veprim apo qëndrim ndryshe nga të tjerët, që bie ndesh me klishetë e tyre, ata e shohin me përçmim, sepse mendimi (qëndrimi) ndryshe, ata i tërbon.
Ndërsa të dytët jane ata njerëz të cilët mendojnë në mënyrë individuale. Ata përdorin arsyetimin e tyre personal rreth ngjarjeve dhe nuk ndikohen nga çfarë dëgjojnë në tv apo lexojnë në mediat e shkruara. Veçori e tyre kryesore është intuita.
Në ndryshim nga grupi i parë, të cilët udhëhiqen nga opinioni i grupit dhe e marrin si të mirëqënë çfarëdo që thuhet, të dytët janë vazhdimisht në kërkim të një argumenti solid, për të mbështetur intuitën e tyre.
Fatkeqësisht sot në botë, edhe në shkollat më të mira përgatiten non-thinkers, pra ata që mendojnë sipas grupit.
Non-thinkers janë aq të bindur dhe të devotshëm ndaj mendimit të grupit, saqë ata godasin fort me epitete nga më të ndryshmet ata që mendojnë dhe veprojnë ndryshe.
Critical thinkers, të cilët dikur ishin edhe synimi i shkollave perëndimore, po reduktohen gjithmonë e më shumë.
Por e keqja me e madhe eshte se critical thinkers sot censurohen kudo. Ka arritur puna sa edhe mjekë, shkencëtarë, profesorë universitetesh, gazetarë, madje edhe politikanë të rëndësishëm të censurohen.
©Rob Kore





















