Blog

Kryepërçarësi Trudeau vazhdon të fyejë protestuesit - Nga Taulant Dedja

Kryeministri arrogant dhe burracak Trudeau, doli sot nga ngujimi dhe po vazhdon të përçajë kandezët me ndihmën e NDP. Me kërkesën e Jagmeet Singh po zhvillohet një debat në Dhomën e Komunave për protestën e kamionistëve në shumë qytete kanadeze kundër kufizimeve shëndetësore.

Singh, paterica e Trudeau, si një bolshevik modern "trendy" që është, ka deklaruar në mënyrë krejt absurde që "qytetarët dhe familjet janë të frikësuar dhe nuk mund të dalin nga shtëpitë". Ku e gjen kurajon ky komunist i kamufluar që bën një deklaratë dukshëm të papranueshme e që tenton të përhapë panik pa asnjë bazë reale?

Më keq akoma, shpërdoruesi i miliarda dollarëve, kryeministri aktual, në vend që të shprehet si shumë kryeministra provincialë apo kryebashkiakë që kanë respektuar të drejtën demokratike për të protestuar, po vazhdon me politikën përça e sundo kur thotë "disa individë, po tentojnë të bllokojnë ekonominë, demokracinë dhe jetën e përditshme të qytetarëve".

Çfarë përfaqëson për ekonominë e Kanadasë dhe jetën e Kanadasë perimetri i papërfillshëm si sipërfaqe rreth Parlamentit Kanadez? Kush e ka bllokuar ekonominë dhe jetën e kanadezëve tash dy vjet? Kush vazhdon të shpenzojë me prokurim të drejpërdrejtë?

Një debat si ai që po zhvillohet sot dhe deklaratat e Trudeau dhe Singh, personalisht më fyejnë inteligjencën.

Asnjë lloj reflektimi prej binomit Trudeau-Singh dhe asnjë lloj qëndrimi tolerant për të dëgjuar zërin e protestuesve. Dhe ku? Në vendin që pretendon se e ka ngritur në kult respektin ndaj grupeve në minorancë!?

Me të drejtë liderja par Interim e Konservatorëve, Candice Bergen, është shprehur gjatë debatit që Kanadaja sot është më e përçarë se asnjëherë, duke e treguar me gisht Trudeau, si personin që po vazhdon t'i fyejë protestuesit në Ottawa. Por jo vetëm ata sipas meje.

©Taulant Dedja