Blog

Nëse Rusia ndalon, s'ka më luftë, nëse Ukraina s'lufton, s'ka më Ukrainë! - Nga Ilir Islami

Lufta shoqërohet me vdekje të një numri të madh njerëzish dhe vuajtje të mëdha. Nga rrjeti i konflikteve të ngrira që jemi mësuar të shohim, po shkojmë drejt konflikteve, që mundet të kenë pasoja të papara për gjithë globin.

Ky nuk është akti i parë i Rusisë. Fillesat i kemi që në 2008 në Gjeorgji, më pas aneksimin e Krimesë, krahun lindor të Ukrainës dhe së fundi sulmin në të gjithë territorin.

Bota është dëshmitare e vrasjeve, burgosjes së mendimit ndryshe, burgosjes së gazetarëve, mosrespektimit të parimeve demokratike nga regjimi i Putini dhe deri tani zero përgjegjësi.

Perëndimi dhe SHBA dëshmuan disi një mungesë qasjeje strategjike. Hapat e ndermarra ndaj Rusisë disi të vonuara në kohë sepse gjatë gjithë kësaj periudhe është folur për një pushtim të mundshëm të Ukrainës,

Perëndimi dhe SHBA tani kanë edhe një arsye më shumë pse duhet të jenë më të kujdesshëm dhe duhet të kordinojmë çdo qëndrim dhe veprim, që të mos përsëritet kjo që po ndodh në Ukrainë.

“Paqja nuk mund të arrihet me ndarje, por me aspiratën në drejtim të sigurisë kolektive në terma globale dhe zgjerimin e lirisë, sikundër me dhënien fund të dominimit të një vendi mbi një tjetër”.

Jemi të gjithë me Ukrainën!

“Nëse Rusia ndalon s'ka më luftë, nëse Ukraina s'lufton s'ka më Ukrainë"!

*Autori është Chargé d’Affaires i Konsullatës së Përgjithshmë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Toronto

©Ilir Islami