Të gjithë luftënxitësit janë kriminelë, i dashur hipokrit globalist - Nga Artan Gjyzel Hasani
Për këtë specie bashkëkohore edhe viktimat civile të luftrave ndahen në dy kategori:
Kur agresori quhet Putin viktimat civile qahen, vajtohen, numërohen, nderohen dhe DËNOHET njëzëri agresori dhe agresioni.
Kur agresori quhet NATO, SHBA, FRANCË, ANGLI, TURQI, IZRAEL etj. etj. viktimat civile injorohen, harrohen, ndonjëherë edhe fajësohen dhe kurrë gishti i hipokritit nuk drejtohet nga agresori. Sepse agresori eshte “I yni”.
Miliona civilë të vrarë e te gjymtuar kudo në botë nga bombardimet dhe luftrat e filluara nga të lartpërmendurit. Irak, Afganistan, Siri, Libi, pa kaluar më tej në Vietnam, Kore dhe Japoni.
Flas për civilë të vrarë dhe jo ushtarë.
Për hipokritin globalist kur të vrasin në emër të demokracisë je viktimë e pallogaritshme, inekzistente dhe veç një numër në listë.
Hipokriti globalist urren veç luften që fillon armiku i tij.
Luften që e fillojnë të “tijët” ai e dëshiron dhe e përkrah me çdo mënyrë që mundet.
Hipokriti globalist thote “Amerika ka të drejtë të sulmojë, bombardojë, pushtojë vende mijëra kilometra larg tokës së saj, pa asnjë lidhje kufitare me territorin amerikan, për të mbrojtur interesat amerikane”.
Kurse kur Agresori Putin fillon një lufte ngjitur me gardhin e tij sepse ndihet i kërcenuar nga mysafirët e fuqishëm të fqinjit, hipokriti globalist thotë “Është kriminel që po vret dynjanë, sepse është vrasës psikopat si Hitleri”.
Të gjithë luftënxitësit janë Kriminelë, i dashur hipokrit globalist. Edhe Armiku, edhe I yni, për sa kohë që derdhet gjak civilësh të pafajshëm.
©Artan Gjyzel Hasani


















