Blog

A kërcënohet Kosova nga Putinizmi? - Nga Xhevdet Nasufi

Xhevdet Nasufi - Maqedonia e Veriut

Sado që të bëhemi ne shqiptarët paqedashës me serbizmin e madh, të ezopizojmë politikën apo të afishojmë dëshiren e sinqertë për union politik apo ekonomik me Serbinë, këtë Vuçiçi e refuzon, ashtu sikur e ka bërë gjithmonë politika sërbe. Vuçiçi sot vuri embargo për ushqimin dhe shtrohet dilema: Ku mbeti ideja dhe sensi për Ballkanin e Hapur?  Bota përparimtare sot ndihmohet edhe për buken e gojës për të shpëtuar Ukrainën dhe ukrainasit nga kataklizma edhe më lemeritëse, ama këtë e shpërfilli   Vuçiçi. Në këtë vazhdimsi edhe më ashpër, Vulini i tij (ministër i Policisë) deklaron: Çdo histeri antiruse është edhe histeri antiserbe. Pra, linja e Putinit është edhe linjë e Vuçiqit dhe ne nuk mundet më tej të ushqejm pacifizëm anakron.

Po pse Vuçiçi e votoi rezoluten e OKB për të gjykuar Rusinë?

Kur bota sulmoi me sanksione Rusinë, efektshëm, Vuçiçi ishte kundër tyre. Kur Kombet e Bashkuara miratuan Rezoluten për gjykimin e Rusisë për agresion si akt moral dhe politik, Serbia e përkrahu atë. Në fakt, Serbia nuk votoi kundër Rusisë, por votoi kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj. Andaj, ishin të pasens reagimet pozitive edhe të Përëndimit ndaj Vuçiçit në atë moment, sidomos odet politike që iu kënduan Vuçiçit edhe nga shqiptarë.

A mundet Serbia të destabilizojë Kosovën dhe Ballkanin?

Sigurisht sipas mendësisë politike serbe Kosova mundet të sulmohet, por për dallim nga Millosheviçi, Vuçiçi është i vetëdijshëm për faktin e katrahurës që Millosheviçi i shkaktoi Serbisë, andaj veprimet e tij vetëfrenohen. Mendësia e tyre për të sulmuar Kosovën mbështetet te Rusia, por për fatin e tyre të keq, edhe Rusia është e vetëdijshme për prezencën e SHBA me Bonstillin në Kosovë, ashtu sikur edhe për prezencën e NATO-s në Ballkan.

Megjithate, gjersa në Serbi janë ngritur kapacitete sulmuese ushtarake-intelegjente, egziston edhe rreziku për destabilizim. Sigurisht edhe ardhja e sigurimsit të Putinit para fillimit të luftës në Ukrainë për vizitë në Serbi, nuk ishte rastësi, por edhe më pak e besueshme se ka ardhur me projekte paqësore.

Si përfundim, shqiptarët bon tonin politik të gjertanishëm, sidomos ndaj Vuçiçit (Albin Kurti këtë herët e ka kuptuar) duhet ta konvertojnë në nevojë për të mbrojtur veten, popullin, territorin e Kosovës. Kjo, sepse gjersa Putini dhe Putinizmi ka frymëmarrje, kërcënimi dhe projekti për sulm ushtarak drejt Kosovës është real.

Është imediate, shqiptarët sikurse edhe vetë Europa e Bashkuar, të kuptojnë (janë hamendësuar deri tani) doktrinën se paqja shumë më mirë mbrohet prej Putinit dhe putinistëve me fuqinë e forcës se sa me fuqinë e fjalës (Gjermania menjëherë i miratoi 100 miliardë EUR-o për armatim). Andaj, i gjithë Ballkani, si parandalim dhe urgjencë, Kosova në veçanti, duhet të fokusohen në resurset e veta ushtarake që në bashkëveprim me mburojën kolektive Amerikë-NATO të eleminohet dhe asgjësohet çdo veprim destabilizues putinist.

©Xhevdet Nasufi