Blog

Skenarët e rrëzimit të qeverisë Kurti nga mafia e Ramës dhe Vuçiç - Nga Enver Bytyçi

Enver Bytyçi

Më 8 qershor në samitin e Open Serbia në Ohër kryeministri Rama është deklaruar se "Deri në shtator do ta rrëzojë qeverinë e Albin Kurtit". Pra se edhe do ta izolojë presidenten Osmani. Por, skenarët janë më të hershëm se me 8 qershor. Ajo që po ndodh këto dy ditë në Kosovë e provon faktin se parapërgatitjet për rrëzimin e qeverisë së këtij vendi kanë nisur shumë herët. Dhe që Edi Rama është i ngarkuari i Aleksandër Vuçiçit ta kryejë këtë detyrë shtëpie, kjo nuk vihet në dyshim. Por, cilët janë skenarët e këtij akti jo demokratik, anti-kombëtar dhe të paprecedent në historinë e shtetit shqiptar?

Së pari, Edi Rama me ndihmën e Baton Haxhiut ka përcaktuar aleatët brenda Kosovës. Dje dhe sot publiku e mësoi se cilët janë këta aleatë. Behgjet Pacolli na del edhe kësaj radhë në radhën kryesore të shërbimeve ndaj Beogradit, Moskës dhe qendrave të tjera anti-shqiptare. Për Pacollin Rama qenka kryeministri më i mirë në botë. Në fakt ai ka të drejtë. Për herë të parë në histori Rama jep modelin e qeverisjes mafioze. Për mafiozin Pacolli, nuk ka kryeministër më të mirë se ai që i shërben mafies. Aleatë të tjerë brenda Kosovës janë disa biznesmenë të oligarkisë Thaçi, si Devolli, por edhe si Ramiz Kelmendi i maskuar me lëkurën e LDK-së.

Pas këtyre në taborin e vet Rama ka përzgjedhur disa analistë e gazetarë të Kosovës, të cilët njihen për armiqësitë e hapura me kryeministrin Kurti. Mobilizimi i opozitës përfshirë biznesin e median mafioze të Kosovës është skenari i parë dhe kryesor i Edi Ramës në misionin e tij proserb të rrëzimit të një qeverie antiserbe në Kosovë. Përmes këtyre ai nxit protestat e veteranëve, Sindikatës së Arsimit e sindikatave të tjera të establishmentit të vjetër Thaçi - Mustafa- Haradinaj. E them dhe njëherë: Ky i fundit, Haradinaj, nuk është si ata dy të parët, por është i implikuar në disa punë të pista të dy të pareve.

Skenari i dytë është përçarja e Vetëvendosjes. Glauk Konjufca është ndoshta njeriu që mund të udhëheqë një lloj opozite brenda kësaj partie kundër qeverisë Kurti. Por, do të aktivizohen e do të provokojnë edhe Socialdemokratët e Ramës në Prishtinë. Fakti që Glauku ishte në Hagë e kompromenton figurën e tij si politikan dhe shtetar. Nuk e di sa ky veprim është në pajtim me logjikën dhe bindjet e Albin Kurtit, por shoh se Konjufca nuk respekton viktimat me emra shqiptarësh dhe kundërshtarë politikë të Hashim Thaçit. E para se të respektosh të akuzuarin për eliminimin e viktimave duhen respektuar këto të fundit. Ose kreu i Parlamentit le t'i identifikonte vrasësit e mbi 100 shqiptarëve të eliminuar si kundërshtarë politikë të Thaçit, e pastaj të shkonte te Hashimi në Hagë. E shoh me dyshim atë që bën Glauku. Dhe të dyshosh nuk është mëkat. Inshallah ndodh ndryshe!

Së treti, Edi Rama është në sulm frontal për rrëzimin e qeverisë Kurti, sepse beson që do të ketë mbështetjen e lobit të Sorosit në SHBA. Kjo ka mundësi të ndodhë, P=por nuk do ta ketë mbështetjen e SHBA. Ndërkohë do të ketë kundër-reagimin e Berlinit e të Brukselit. Kurti në Berlin ka mbështetje totale. Ndërkohë Rama në Berlin shihet tashmë si një dëmtues i paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale. Madje si një mafioz. Për këtë arsye edhe mund të ndodhë që të rritet numri i atyre që zënë qelitë e Hagës dhe mbështetësit e Ramës ta kenë të pamundur të veprojnë kundër një qeverie demokratike.

Megjithatë thelbi i gjithçkaje lidhet me faktin se skenarët e Edi Ramës dhe të Aleksandër Vuçiçit bazohen në paratë dhe mbështetjen totale të qeverisjes mafioze në Shqipëri e në Serbi dhe në objektivat që mafia ka për të realizuar përmes Open-Serbisë. Kreu i kësaj “mafie” është Sorosi. Dy manekinët e tij në Beograd e në Tiranë janë presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Shqipërisë. Këta të dy ndryshojnë nga njëri-tjetri. Mafia serbe synon krijimin e Serbisë së Madhe, mafia shqiptare synon grataçielat në Tiranë.

Pengesë e madhe për këtë mafie është demokracia dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe mafies në Kosovë. Pra, janë reformat e qeverisë së Albin Kurtit. Atëherë duhen mobilizuar të gjitha qelbësirat mafioze që Albin Kurti të largohet nga pushteti.

Por, zoti Kurti e ka shansin të shndërrohet jo vetëm në një lider unik të Kosovës. Ai mund të shndërrohet në një mit, nëse merr masat për t'u mbrojtur mirë nga kërcënimi mafioz i Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit. Ai duhet të mbijetojë në këtë duel të frikshëm, që Kosovës dhe shqiptarisë i sjell vetëm destabilizim e regres.

Albin Kurti duhet të rezistojë jo për interesat e tij personale. Por, se ai po e kryen një mision: Ta pastrojë Kosovën nga mafia dhe nga mafiozët. Dhe duhet ta nisë nga ata më të rrezikshmit, Behgjet Pacolli e Devolli. Sepse këta punojnë me paratë e mafies. Mjafton të kontrollojë bilancet e këtyre kompanive dhe do të gjejë të fshehtën e mafies brenda tyre.

Nëse ndodh e vihen nën presionin e madh të mafies, Kurti, Osmani dhe kushdo tjetër që nuk është mafioz në politikën shqiptare duhet të mobilizojnë qytetarët në luftën kundër kësaj mafie. Ndërkohë, derisa Rama ka dalë hapur me skenarin për rrëzimin e qeverisë demokratike të Albin Kurtit, forcat antimafioze në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut e kudo ku jetojnë shqiptarët duhet të bashkohen kundër mafies Rama-Vuçiç. Nuk ka më vlerë nëse je i majtë apo i djathtë: Vija e ndarjes është nëse je, ose nuk je mafioz.

Mafia kërkon luftë, luftës i duhet kundërvënë me të njëjtat mjete. Këtu rol të madh ka opozita e Shqipërisë, e cila ka të gjitha arsyet që ta ngrejë qytetarinë shqiptare në këmbë, në mbrojtje të shtetit të së drejtës e luftën kundër mafies së Edi Ramës.

©Enver Bytyçi