Blog

Edi Enver Rama, penguesi i çeljes së negociatave me BE - Nga Ilir Levonja

Ilir Levonja - Florida

Shqiptarë dilni e protestoni, boll u morët me idiotizmat e Edi Ramës. Dilni e protestoni jo për indinjatë dhe aq, por për të dërguar Edi Enver Ramën në shtëpi, ose në dyert e Gjykatës shqiptare për firot e rënda ekonomike së pari. Dhe moralisht për dështimin në futjen e vendit në Europë. Eshtë ai i pari dhe i fundit pengues i çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Sot shumë prej jush po merreni me bullizmat e Edi Enver Ramës karshi një vendi sovran si Bullgaria. Vend që deri më sot e ka mbajtur dorën lart, pra, pro..., që Shqipëria të ishte pjesë e familjes së madhe europiane. Ka të drejtën sovrane të mosbesimit a kontestimit karshi Maqedonisë së Veriut. Në fund të fundit punë e tyre. Edi Enver Rama nuk është kryetar shteti i Maqedonisë së Veriut, por i Shqipërisë. Raporti karshi Europës është shtetëror e kombëtar, nuk është partiak, nuk është personal.

Shumë nga ne kemi fshirë memorien. Kujtohuni për një fakt. Shqipëria ishte shumë pranë çeljes së negociatave në vitin 2010. Madje Shqipëria e atyre viteve kishte edhe një dikaster si Ministria e Integrimit dhe të gjitha punët me Europën trajtoheshin me një delegacion parlamentar pozitë dhe opozitë. Sot kanë vetëm një kanakar, Edi Enver Ramën... Ishte pikyërisht ky kanakari që në darkën e Krokodilit në Strasburg, maj 2010, as që denjonte të firmoste bashkëpunimin parlamentar të Europës me Shqipërinë, një darkë e thirrur po parlamentarçe, po pozitë e opozitë. Nga i majti Shulz dhe i djathti Doll etj. Mesazhi ishte i qartë se, nuk është Uni ai që fut vendin në Europë. Nuk është personi apo partia në pushtet, partitë shkojnë e vijnë.

Mirëpo Edi Enver Rama nuk donte Europën. Nuk i donte bytha. Donte hapjen e kutive se kishte humbur karriken e vet, Bashkinë e kryeqytetit. Bënte greva urie në bulevard, bojkotonte institucionet, Kuvendin. Kthejuni borderove të institucioneve të kohës dhe shikoni se sa ditë me radhë janë paguar pa shkuar në punë ligjëvënësit ''rilindas'' të Edi Enver Ramës. Plot shtatëqind e ca ditë ose 2 vjet. Haraç që e kanë paguar fëmijët tuaj. Nga viti 2010 deri sot kanë kaluar plot 12 vjet. 9 nga të cilët i qeveris Edi Rama. Brenda këtyre 9 viteve Europa ka thirrur liderët e saj 8 herë për çështjen e Shqipërisë dhe po 8 herë i ka thënë jo. Dhe ju akoma e mbani si kryetar shteti. Turp e faqja e zezë!

Pjesëmarrja në Europë është prezencë kolegjiale. Jo merr në avion Elisën dhe Taulant Ballën dhe shko e bullizo vendet sovrane. Ai që sot i flet një vendi sovran dhe anëtar me të drejta të plota i Komunitetit Europian, me gjuhën e atij rrugaçi provincial, është faqja jonë e zezë. Mendoni se sa e madhe është aradha e atyre edukonjësve në shkolla tonat publike. Ai i ka fyer. Mendoni se sa e pakufishme është sot kultura jonë e komunikimit, ai i ka fyer. Ne nuk jemi vend i dorës së tretë, por bash ashti i kulturës së vjetër të kontinentit dhe ky kanakar na ka fyer. Ndjesë Bullgarisë, Sofjes për më tepër që na kanë strehuar dhe na kanë mbrojtur shpatullat, kur kemi punuar për të mbrujtur gërmat, gjuhën, kulturën, krijimtarinë.

©Ilir Levonja