Të gjithë në protestë më 7 Korrik, Shqipëria në rrezik - Nga Agim Aliçkaj
E pabesueshme, por e vërtetë. Shqipëria është në rrezik, nga vetë kryeministri i saj Edi Rama dhe përkrahësit e tij. Veprimet e tij antishqiptare, antievropiane dhe antiamerikane, janë të qarta si dita me diell, para syve tanë, pa pikë turpi a ngurrimi dhe shtrihen në shumë drejtime:
-Korrupsioni i pafund, kultivimi dhe shpërndarja e drogës, rrënimi i ekonomisë dhe i demokracisë, shkelja e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit në Shqipëri. Kjo ka krijuar gjendje të paperspektivë dhe po ndikon në ikjen masive të të rinjve nga vendi.
-Mbrojtja, harresa e kujtesës historike dhe falja e krimeve serbe, si dhe përpjekja për rehabilitimin e shtetit racist e jocivilizues serb.
-Arsyetimi për përkrahjen serbe të agresionit rus në Ukrainë.
-Propaganda mashtruese për krijimin e utopisë së oazës së “paqes dhe mirëqënies” “Ballkani i hapur” si në kohën e komunizmit, projekt ky që synon dominimin serb dhe shtrirjen e hegjemonizmit serbo-rus në Ballkan dhe daljen në detin Adriatik.
-Paaftësia e tj që Shqipërinë ta udhëheqë në rrugë të drejtë kah Unioni Evropian dhe Amerika, orientimi i tij kah shtetet antidemokratike dhe fashiste Serbia dhe Rusia.
-Përpjekja për shkatërrimin e Republikës së Kosovës dhe ndarjen e saj për interesa të Serbisë.
-Krijimi i përçarjes në mes popullit shqiptar të Shqipërisë dhe atij të Kosovës si dhe trojeve tjera etnike shqiptare në Ballkan.
-Nxitja e urrejtjes ndaj mërgatës shqiptare, moslejimi i pjesëmarrjes së saj në proçesin zgjedhor dhe vështirësimi i investimeve në Shqipëri.
Edi Rama po përpiqet të kopjojë mentorin e tij, kriminelin Aleksandër Vuçiç, anim kah Lindja me shpresë se do ta përkëdhelë Perëndimi pakufi. Që të dy do të dështojnë. Amerika është duke e toleruar përkohësisht Edi Ramën, por në momentin kur e tepron me keqbërje dhe e humb përkrahjen e popullit shqiptar, si çdo autokrati tjetër, do të ia japë shqelmin, kryengul teposhtë.
Kjo ditë nuk mund të jetë e largët sepse ai e ka kaluar çdo kufi. Ai duhet të rrëzohet sa më parë për të mirën e Shqipërisë, Kosovës dhe botës së civilizuar dhe demokratike.
Ata që mendojnë se ky Rama do t’ia “lëshojë” atij Vuçiçit, do të befasohen dhe zhgënjehen keq. Z. Rama do t’ia shohë sherrin Serbisë dhe Vuçiçit sepse ai është më kopil se Rama.
Vendimi për të marrë pjesë ose jo në protestën e 7 korrikut duhet të bazohet në faktet e lartpërmendur, në interesa shtetërore e kombëtare dhe jo në urrejtje apo inate personale ndaj Dr. Sali Berishës. Ai me bashkëpunëtorët dhe përkrahësit e tij të shumtë anë e kënd botës shqiptare, në këtë moment, paraqesin të vetmen forcë e cila mund të ia ndalë turrin rrënuesit të Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar, Edi Ramës.
Dr. Sali Berisha, si çdo lider tjetër, nuk është i pagabueshëm. Por, në punë madhore kombëtare ai e ka dëshmuar përkushtimin e tij për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Revolucioni demokratik dhe rrëzimi i komunizmit duke e evituar luftën vëllavrasëse, futja e Shqipërisë në NATO, liberalizimi i vizave, ndërtimi i rrugës së Kombit dhe vizita e Presidentit Bush në Tiranë janë vetëm disa prej arritjeve të tij të mëdha.
Duhet shpresuar që shumica e shqiptarëve, nga të gjithë trojet tona, do ta kuptojnë drejt situatën e vështirë në të cilën gjendet nëna Shqipëri dhe do të marrin pjesë në këtë protestë me rëndësi jetike për mbarë kombin shqiptar. Kombi shqiptar është i pamposhtur.
©Agim Aliçkaj
*Autori është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe anëtar i Këshillit të Vatrës.





















